KQZ hedh poshtë akuzat e PD: Fletët e votimit që u dogjën në Shkodër erdhën nga Sllovenia

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike lidhur me zëvendësimin e fletëve të votimit pas ngjarjes së ndodhur në në KZAZ e stacionuar në shkollën Shejnaze Juka e cila u sulmua nga militantët e PD të cilët i vunë flakën materialeve zgjedhore.

Në një deklaratë zyrtare KQZ sqaron të gjithë procedurën e transportit të fletëve të votimit nga Sllovenia, e cila ka përfunduar një orë para nisjes së procesit të votimeve.

"Duke marrë shkas lidhur me akuzat për fletë e Votimit në Vaun e Dejës, KQZ se fletët e votimit janë prodhuar nga kompania sllovene e cila u kontaktua nga KQZ pas ngjarjes së ndodhur në KZAZ 6. Në procesverbalin e doganës në 30 qershor në 2:30 të mëngjesit shkruhet procedura e transportit të fletëve të votimit. Mjeti u regjistrua nga kompania TIMS në orën 01:58 minuta dhe fletët e votimit u kontrolluan nga punonjësit e KQZ. Pas marrjes së dakordësisë është aplikuar procedura e deklarimit të thjeshtuar. pas kësaj procedure mjeti i është dorëzuar punonjësve të KQZ. Kjo procedurë ka përfunduar në orën 02"15 të mëngjesit. Fletët e votimit kanë mbërritur në Shkodër dhe shpërndarja e tyre ka përfunduar në orën 06 të mëngjesit, për të qenë gati para nisjes së orarit zyrtar të votimeve", deklaron Drilona Hoxhaj, zëdhënësja e KQZ.

Deklarata e Plotë

Duke marrë shkas nga akuzat e ditëve të fundit lidhur me fletët e votimit të KZAZ-nr. 6, Vau Dejës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron opinion publik se;

Fletët e votimit janë prodhuar nga kompania sllovene Cetis, e cila ka prodhuar të gjithë fletët e votimit për zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019.

Pas djegies së KZAZ në datën 27.06.2019, KQZ ka kontaktuar me kompaninë sllovene për të prodhuar sërish fletët e votimit për KZAZ-në nr. 6, dhe fletët e votimit janë prodhuar paraditen e datës 28.06.2019.

Transporti i fletëve të votimit është bërë në datën datën 29.06.2019 dhe kanë kaluar Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit, rreth orës 01:30-02:00 të mëngjesit të datës 30 qershor 2019.

Në proces-verbalin e mbajtur nga punonjësit e doganës në dt. 30.06.2019, ora 02:15 minuta, shkruhet në mënyrë të qartë e gjithë procedura e ndjekur nga automjeti tip “Peugeot Boxer” me targë sllovene “ CE TM 580”, në prani të Drejtorisë së Logjistikës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 

Mjeti që transportonte fletët e votimit u regjistrua në sistemin TIMS të Policisë Kufitare në orën 01:58 minuta dhe janë kontrolluar elementët e sigurisë dhe dokumentacioni shoqërues në prani të nëpunësve të KQZ-së dhe forcave Speciale të Policisë të cilët do të shoqëronin automjetin që transportonte 79.054 fletët e votimit të paketuara në dy paleta.

Punonjësit e doganës theksojnë në procesverbal se për arsye se sitemi ASYCUDA nuk është në funksion (ristartim sistemi)pasi bëhet hedhja e të dhënave nga ora 00:00 deri rreth orës 06:00, duke u nisur nga rëndësia e mallit të ngarkuar në mjet (materiale zgjedhore), pas marrjes së dakordësisë së eprorëve të tyre dhe në zbatim të Kodit Doganor  për procedurat e thjeshtuara, është aplikuar procedura e deklarimit të thjeshtuar dhe me regullimin e sistemit do të hartohej dhe deklarata doganore.

Pas kryerjes së procedurave të deklarimit të thjeshtuar, mjeti që transportonte fletët e votimit për KZAZ-në nr. 6, Vau Dejës, i është dorëzuar Punonjësve të KQZ-së, të cilët më pas kanë bërë koalidimin e produktit të mbërritur nga kompania sllovene CETIS.

Kjo procedurë ka përfunduar në orën 02:15 të mëngjesit, të datës 30.06.2019 dhe fletët e votimit janë dërguar në KZAZ-në nr. 06, e cila ka nisur shpërndarjen e fletëve të votimit për  53 qendrat e votimit të Vaut të Dejës.

Shpërndarja e fletëve të votimit ka përfunduar rreth orës 06.00 të mëngjesit, orar në të cilin Komisionet e Qendrave të Votimit startojnë punën për përgatitjen e Qendrave të Votimit, për tu hapur më pas në orën 07:00.

Gjithashtu, sipas shkresës me nr. prot 13557/1, datë 15.07.2019, të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, vërtetohet se automjeti tip “Peugeot Boxer” me targë sllovene “CE TM 580” me drejtues shtetasin K.G. Dhe shtetasin S.J., ka realizuar hyrje në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit në datën 30.06.2019, në orën 01.58.00 dhe 01.58.00. ​

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë