Njëherësh KQZ vendosi të mos miratojë kërkesën e grupeve nismëtare për pajisjen me fletë-tip për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për referendum vendor për 6 komuna pasi nuk kishin plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.
Më herët mbledhja e komisionit qendror të zgjedhjeve është shoqëruar me debate mes anëtarëve të këtij komisioni dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste në KQZ. Partia Socialiste iu drejtua KQZ-së me një kërkesë për pezullimin e trajtimit të kërkesave për referendum nga disa komuna, derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet për kërkesën e Partisë Demokratike, që kërkon shfuqizimin e ligjit për ndarjen e re territoriale.
Genc Gjonçaj, përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, kërkoi që në mbledhjen e të premtes të ishin prezentë dhe grupet nismëtare, që kanë kërkuar referendumin. Ndërsa Njazi Kosovrasti përfaqësuesi i PD-s në këtë komision kundërshtoi propozimet e Gjonçajt. Pasi ka dëgjuar palet KQZ e rrëzoi këtë kërkesë të Partisë Socialiste.
KQZ miratoi kërkesat e grupeve nismëtare për komunat/bashkitë e më poshtme:
1 Perparim
2 Pajove
3 Gjocaj
4 Sheze
5 Qender Leskovik
6 Bashkia Leskovik
7 Orosh
8 Fan
9 Kthelle
10 Otllak
11 Lumas
12 Vertop
13 Ksamil
14 Bicaj
15 Cakran
16 Topojan
17 Gose
18 Kryevidh
19 Golem
20 Luz I Vogel
21 Lekaj
22 Synej
23 Helmez
24 Shishtavec
25 Maqellar
26 Surroi
27 Kolonje Lushnje
28 Shengjergj
29 Dajt
30 Baldushk
31 Zallherr
32 Farke
33 Krrabe
34 Berzhite
35 Pojan
36 Terbuf
37 Mollas, Erseke
38 Melan
39 Kastriot Diber
40 Guri I Zi
41 VigMnel
42 Dajc
43 Fratar
44 Paskuqan
45 Zallbastar
46 Petrele
47 Rrethina
48 Ana Malit
49 Postribe
50 Pult
51 Kashar
52 Fier Shegan
53 Hys Gjokaj
54 Bubullime
55 Tomin
56 Velipoje
57 Ungrej
58 Shenkoll
59 Fajza
60 Golaj
61 Gjinaj
62 Ostren
63 Trebishte
64 Shllak
65 Strume
66 Dardhas
67 Hudenishte
68 Cerrave
69 Velcan
70 Bucimas
71 Shupenze
72 Bashkia Mamurras
73 Milot
74 Brataj
75 Fushe cidhen
76 Ruzhdije
77 Terthore
78 Dishnice
79 Petran
80 Suke
81 Funar
82 Thumane
83 Cudhi
84 Bytyc
85 Tropoje Fshat
86 Fierze
87 Bujan
88 Pirg
89 Lis
90 Macukull
91 Ndroq
92 Rrase
93 Kajan
94 Grekan
95 Fierze elbasan
96 Peze
97 Luzni Diber
98 Preze
99 Zavaline
100 Hotolishte
101 Mollas Elbasan
102 Gjinar
103 Tregan
104 Gracen
105 Labinot Mal
106 Derjan
107 Bradashesh
108 Bashkia Fushe kruje
109 Bubq
110 Nikel
111 Bërxull
112 Vreshtas
113 Xhafzotaj
114 Levan
115 Shtiqën
116 Gorë
117 Vergo
118 Lazarat
119 Qendër, Malësi e Madhe
120 Shkrel
121 Kelmend
122 Proptisht
123 Vaqarr
124 Kastrat
125 Lunxheri
126 Muhur
127 Arras
128 Xare
129 Markat
KQZ nuk miratoi kërkesat e grupeve nismëtare për komunat e mëposhtme:
130 Dushk
131 Katund i Ri
132 Mollas, Korçë
133 Grabjan
134 Hajmel
135 Blerim
KQZ shqyrtohen 136 kërkesat për referendum popullor lokal
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesat e vendorëve për referendum popullor lidhur me reformën administrative-territoriale. Në mbledhjen e sotme, KQZ verifikon nëse këto kërkesa janë në përputhje me ligjin. Por përfaqësuesi ligjor i PS-së Genc Gjonçaj, kërkoi që të shtyhet shqyrtimi i kërkesave, deri në plotësimin e mënyrës se si do të bëhet verifikimi i tyre.
Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi poshtë kërkesën e Gjonçajt duke vijuar me mbledhjen.
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë depozituar 136 kërkesa për referendume popullore lokale.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)