KQZ i njoftoi për mandatin, lëkunden dy kandidatët nga lista e LSI-së: Nuk konsultohemi me partinë

KQZ i njoftoi për mandatin, lëkunden dy kandidatët nga lista e LSI-së: Nuk konsultohemi me partinë

Ralf Gjoni dhe Knut Fleckenstein

Ralf Gjoni dhe Ylli Shehu janë dy  nga kandidatët e LSI-së në listën e qarkut të Tiranës që nuk përjashtohet mundësia për të pranuar mandatin e deputetit nga vendet e lëna bosh nga të dorëhequrit. Si Gjoni dhe Shehu nuk kanë firmosur tërheqjen nga mandatet duke lënë të kuptohet se mund të pranojnë që të ulen në Kuvend. Gjoni përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se vendimi do të jetë individual. "Shoh se më është lakuar emri nga mediat si një prej kandidatëve për të marrë mandatin e deputetit të Republikës së Shqipërisë. Si shpeshherë, në Shqipëri media flet përpara institucionit. Në respekt të të gjithë votuesve të listës zgjedhore ku ndodhet emri im, dhe në përgjigje të interesit mediatik dua të sqaroj se nuk kam asnjë kontaktim zyrtar nga KQZ lidhur me vakancat e shpallura, dhe në këto kushte nuk mund të marr dot asnjë vendim formal.

Ndërkohë duhet të jetë e qartë për këdo se mandati është individual dhe për rrjedhojë edhe vendimi mbetet totalisht i imi, në dinjitetin e personit dhe reputacionit që kam ndërtuar, larg kolektivitetit partiak, larg çdo pazari apo presioni, në konsultim të ngushtë me miqtë e mi të shumtë ndërkombëtarë, rrethin tim miqësor e familjar, dhe mbi të gjitha, në shërbim të vendit tim ku 10 vjet më parë vendosa të kthehesha familjarisht. Deri në atë moment, kërkoj mirëkuptimin tuaj dhe vlerësoj çdo mendim të votuesve dhe miqve të mi të vërtetë përmes telefonit
" thotë ai. Ndërkohë që idenë se nuk do të heq dorë nga mundësia për të qenë deputetë në Kuvend e përforcon edhe fakti se Gjoni ka zhvilluar një takim edhe me eurodeputetin Knut Fleckenstein gjatë vizitës në Tiranë. E ndërsa detajet e bisedës nuk dihen, Gjoni postoi një foto, ndërsa e shoqëronte me një status. ‘Me mikun tim të mirë Knut Fleckenstein MEP duke diskutuar për të ardhmen e Shqipërisë, nën diellin e Tiranës që po ndriçon’, shkruan Gjoni.

Por, përpos tij, edhe një tjetër emër nga lista e LSI-së po në Tiranë, që është Ylli Shehu lë të kuptohet se nuk do të refuzojë mandatin. Ai deklaron se është njoftuar nga KQZ-ja për mandatin, ndërsa ka 10 ditë të mendohet. "Une nuk kam firmosur ende nje deklarate paraprake doreheqjeje. Une jam njoftuar nga KQZ per te drejten e perfitimit te mandatit, dhe kam 10 dite kohe te dorezoj formularin e dekriminalizimit. Deri atehere kam kohe te mendohem dhe te konsultohem me gjithcka ndodh, pas shkeputjes gati 2 vjecare me politiken aktive. Shpresoj ne mirekuptimin tuaj per ta marre gjithe kohen qe kam ne dispozicion per te thene fjalen e fundit" shprehet ai.  Të paktën deri tani, 11 kandidatë të PD-së dhe LSI-së kanë refuzuar që të dorëhiqen nga lista dhe pritet të pranojnë mandatet. 4 kandidat nga PD dhe 7 nga LSI nuk I binden urdhrit të kryetarëve. Këto kandidatura pritet ta çojnë në 15 numrin e deputetëve opozitarë në Parlament.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kansn: 28/02/2019 17:26

    Mendim europian Dil ne Europe Larg hajduteve e shpellareve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI