KQZ: Ka përfunduar 99% e
numërimit, fundi shumë shpejt

KQZ: Ka përfunduar 99% e<br />numërimit, fundi shumë shpejt
TIRANE- Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 23 qershorit po shkon drejt përfundimit, ndërsa ai është mbyllur plotësisht në shumë qarqe të vendit. Në orën 14:40 u mbyll numërimi edhe në qarkun e Lezhës. Vëmendja në Tiranë. KQZ-ja rreth orës 17:30 njoftoi se numërimi ka përfunduar në 99% të KZAZ-ve. E vetmja zonë, që ka mbetur është ajo me nr. 38 në njësinë bashkiake nr.9 Tiranë. "Nëse ecim me ritme të shpejta, mund të përfundojë shumë shpejt", u shpreh zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj.

ORA 18:03 - LAÇ, SHTYHET CERTIFIKIMI I REZULTATIT
Rezultati i ngushtë dhe pretendimi i dy kampeve politike se janë fitues ka shtyrë certifikimin e rezultatit në qarkun e Lezhës. Në KZAZ-ne numër 15 në rrethin e Kurbinit u mbyll pasditen e së mërkurës, ndërsa rezultati është shtyrë pasi të dyja palët politike pretendojnë se janë fituese.
 
Këtë fakt e konfirmojnë kandidatët e dy palëve politike, ndërsa nënkryetari i KZAZ-së, Islam Ismaili, përfaqësues i Partisë Demokratike thotë se komisionerët janë të lodhur dhe nuk po punojnë për plotësimin e verbaleve. Sipas tij, rezultati pritet të shpallet nesër për gjithë qarkun e Lezhës.
 
Në KZAZ-në e Kurbinit janë numëruar gjithsej 74 kuti votimi dhe aktualisht godina është rrethuar nga forca të shumta policie për të parandaluar çdo lloj incidenti.

ORA 17:40 - LEZHË, CERTIFIKIMI I REZULTATIT NESËR
Certifikimi i rezultatit për Lezhën pritet të bëhet nesër në KQZ.  Pritet që ZAZ nr. 15 të dërgojë nesër materialet në KQZ.

ORA: 17:30 - KA PËRFUNDUAR 99% E NUMËRIMIT
KQZ-ja njoftoi se numërimi ka përfunduar në 99% të KZAZ-ve. E vetmja zonë, që ka mbetur është ajo me nr. 38 në njësinë bashkiake nr.9 Tiranë. "Nëse ecim me ritme të shpejta, mund të përfundojë shumë shpejt", u shpreh zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj.

ORA 16:30 - PËRFUNDON NUMËRIMI NË KRUJË DHE QARKUN E DURRËSIT
Përfundon numërimi i votave në Krujë dhe të gjithë qarkun e Durrësit. Kruja ishte KZAZ e fundit në qarkun e Durrësit që u numërua. Koalicioni i majtë në avantazh me 3000 vota ndaj të djathtit.

ORA 16:00 - MBYLLET NUMËRIMI NË KZAZ-NË NR.33
Mbyllet procesi i numërimit në KZAZ nr 33 me një fitore me mbi 2 mijë vota në avantazh për deputetin e njësisë nr.4 Sadri Abazi. Menjëherë pas numërimit të 80 kutive të kësaj KZAZ, mesditën e së merkurës qindra simpatizantë kanë festuar fitoren e Abazit. Ndërsa Abazi në një interviste për A1Report shpreh entuziazmin njëkohësisht edhe detyrimin ndaj të gjithë atyre që e zgjodhen, për t’i përfaqësuar denjësisht në Parlamentin e ardhshëm.

ORA 15:40 - MBYLLET NUMERIMI EDHE NE LAÇ
Përfundon numërimi edhe në qarkun e Lezhës, me numërimin e KZAZ-së së fundit në Laç.

ORA 14: 45 - MBYLLET NUMERIMI NE KZAZ 33
NË KZAZ 33 njësia nr 4 përfundoi numërimi i 80 kutive në orën 14: 45 minuta . Koalicioni i majtë ka marrë 53% të votave. Jashtë ambienteve të KZAZ simpatizantët e PS-së kanë nisur të festojnë . Në KZAZ 38 pritet të nisë numërimi i kutive të mbetura.

KZAZ E NJESISE 5 MBYLLET NUMERIMI, PS 10 MIJE VOTA PARA
Në KZAZ  34 të njësisë nr 5, e njohur si zona e ish bllokut ka përfunduar numërimi dhe PS ka marrë 10 mijë vota para.

NE LAÇ VAZHDON NUMERIMI I 4 KUTIVE TE FUNDIT, DURRES 11 KUTI 
Korrespondenti ynë informon për tensione dhe prani të polcisë për të siguruar rendin. 4 kuti pa u numëruar në Durrës ka 11 kuti pa u numëruar.  

ORA 12:00 KQZ:  6 KZAZ pa u numeruar
KQZ informoi në një konferencë për shtyp sot në mesditë se pothuajse në të gjithë qarkun ka përfunduar numërimi. Pritet që numërimi të mbyllet përfundimisht sot.  

KZAZ që nuk ka përfunduar numërimi janë:
KZAZ 15 në Laç - 10 kuti votimi pa u numëruar
KZAZ 19 në Krujë - 32  kuti votimi pa u numëruar
KZAZ 31 Njësia bashkia 1, Tiranë -  32  kuti votimi pa u numëruar
KZAZ 33 Njësia 4 - 15 kuti votimi pa u numëruar
KZAZ 34  Njësi 9 56 kuti votimi pa u numëruar
KZAZ 38  kuti votimi pa u numëruar
KZAZ 80 Në Gjirokastër nuk janë hedhur të dhënat në sistem.

NUMERIMI NE TIRANE DREJT FUNDIT 
Procesi i numërimit të votave në Tiranë, në ditën e tretë të tij, po shkon drejt përfundimit. Deri  në orën 11:30 janë numëruar rreth 94.44% e kutive, ose 1343 e tyre, nga 1422 që ka i  gjithë qarku.  Të dhënat zyrtare të KQZ-së informojnë se aktualisht koalicioni i majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane" ka fituar 237.273 vota, koalicioni i djathtë "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim" 173.933 vota, FRD 5813 vota, etj.

LEZHE, NE KZAZ Nr 15 VIJON NUMERIMI I KUTIVE TE FUNDIT  
Në qarkun Lezhë numërimi vazhdon vetëm në KZAZ nr 15, që është instaluar në qytetin e Laçit. Që prej pasdites së djeshme ka vijuar numërimi i votave. Në këtë KZAZ nga 72 kuti, 19 kuti kanë mbetur pa u numëruar. Korrespondenti ynë informon se edhe sot në mëngjes numërimi vazhdon normalisht.
 Ndërkohë që në 3 KZAZ e tjera të Qarkut të Lezhës numërimi i votave ka përfunduar prej 2 ditësh. Nga të dhënat e deritanishme koalicioni i majtë ka një diferencë prej 3430 votash me koalicionin  e djathtë.

ORA 08:50 KQZ: 96. 59% E QV TE NUMERUARA
Informacionet e mëngjesit të sotëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve njoftojnë se deri në ora 08:50 ky proces ka përfunduar në 96.59 % të qendrave të votimit në të 12 qarqet, ndërsa pritet të përmbyllet paraditen e sotme.  Sipas KQZ-së në rang kombëtar, janë 5320 QV-ve që kanë përfunduar numërimin nga 5508 të ngritura gjithsej në vend. 
Ja pasqyra e tabelave të numërimit të votave sipas qarqeve deri në ora 08:50:   

BERAT
Qendra votimi te perfunduara   99.67% = 301 nga 302
DURRES
Qendra votimi te perfunduara   92.34% = 410 nga 444
FIER
Qendra votimi te perfunduara   91.15% = 525 nga 576
KORCE
Qendra votimi te perfunduara   100% = 447 nga 447
LEZHE
Qendra votimi te perfunduara   92.64% = 239 nga 258
TIRANE
Qendra votimi te perfunduara   94.44.% = 1343 nga 1422
DIBER
Qendra votimi te perfunduara   100% = 264 nga 264
ELBASAN
Qendra votimi te perfunduara   100% = 540 nga 540
GJIROKASTER
Qendra votimi te perfunduara   99.58% = 236 nga 237
KUKES
Qendra votimi te perfunduara   100% = 169 nga 169
SHKODER
Qendra votimi te perfunduara  100% = 417 nga 417
VLORE
Qendra votimi te perfunduara   99.31% = 429 nga 432

(sg/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Gabriel Escobar: Mungesa e mbështetjes së Kosovës për projekt propozimin evropian për Asociacionin, ka pamundësuar lobimin amerikan për proceset integruese të Kosovës

Gabriel Escobar: Mungesa e mbështetjes së Kosovës për projekt propozimin evropian për Asociacionin, ka pamundësuar lobimin amerikan për proceset integruese të Kosovës