KQZ kërkon kompensimin e kohës televizive për partitë e vogla

KQZ kërkon kompensimin e kohës televizive për partitë e vogla

Foto nga hapja e fushatës së PS-së

Komisioneri Shtetëror  i Zgjedhjeve, Ilirian Celbashi kërkoi të shtunën nga operatorët audiovizivë që të kompensojnë kohën televizive për fushatën e partive që nuk janë pasqyruar sipas përcaktimeve ligjore.

“Nga sot, operatorëve u kërkohet që të bëjnë kompensimet e minutazheve për subjekteve që përfitojnë,” tha Celibashi pas shqyrtimit të raportit të monitorimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).

Celibashi po ashtu paralajmëroi sanksione për ata operatorë që dalin jashtë fashave të përcaktuara orare për reklamat politike.

Raporti i AMA-s konstatonte se një numër televizionesh nuk kishin respektuar përcaktimet ligjore në pasqyrimin e drejtë dhe të barabartë të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit. Sipas raportit, 4 subjekte vendore nuk kanë respektuar detyrimin ligjor për depozitimin e regjistrimeve të transmetimit për periudhën kohore 14-30 prill.

Në disa televizione nuk është respektuar, sipas AMA-s, dhënia e kohës së barabartë televizive në edicionet informative dhe për të gjithë këto subjekte kërkohet kompensim i kohës televizive për partitë që u është mohuar.

AMA konstaton gjithashtu problematika dhe në respektimin e kohës për reklamat politike, ku në një 1 rast, minutazhi i lejuar 90 minuta ishte tejkaluar, ndërsa në 7 raste nuk ishin respektuar fashat orare për këto reklama sipas ligjit.

Në rast të shkeljes së raporteve të pasqyrimit në favor të një partie ose të një koalicioni, Kodi Zgjedhor parashikon kompensimin e partive apo koalicioneve të diskriminuara me minutazh shtesë brenda 48 orëve.

Në rast të shkeljes së raporteve të pasqyrimit në favor të një partie, KQZ ka gjithashtu fuqinë që kryesisht ose me propozimin e KZAZ-ve, të gjobisë operatorët audiovizivë vendorë me masë administrative 1,5 milionë lekë dhe operatorët kombëtarë me 3 milionë lekë.

Të dhënat e AMA-s të analizuara nga BIRN tregojnë se parashikimet e Kodit Zgjedhor nuk janë respektuar gjatë 15 ditëve të para të fushatës dhe vetëm një nga shtatë partitë e vogla parlamentare –Partia e Lirisë (PL) që udhëheq koalicionin Bashkë Fitojmë – ka marrë një kohë mediatike proporcionale me partitë e mëdha.

Ndërkohë, gjashtë partitë e tjera parlamentare – Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Partia Agrare Ambientaliste (PAA), Partia Social Demokrate (PSD), Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) dhe Partia Republikane (PR), kanë marrë mbulim mediatik 10 herë më pak nga çfarë u garanton ligji.

Ngjashëm me partitë, edhe bashkitë e vogla kanë marrë pak vëmendje mediatike gjatë kësaj fushate zgjedhore, ndërkohë që mbulimi mediatik është fokusuar kryesisht te liderët e partive poltike dhe në garën elektorale për bashkinë e kryeqytetit.

Celibashi urdhëroi të shtunën edhe heqjen brenda 24 orëve  të të gjitha reklamave të Partisë Socialiste në aksin rrugor Tiranë-Durrës pas një denoncimi se materialet nuk kishin respektuar detyrimin ligjor për të shënuar subjektin politik që i ka prodhuar. Po ashtu u urdhërua heqja e reklamave politike të PS-së dhe të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në disa bashki, pasi nuk ishin respektuar përcaktimet ligjore për vendosjen e tyre./Reporter.al

M.Q./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës