TIRANE - Komisioni Qendror Zgjedhor shpreh shqetësimin për mos pjesëmarrjen e komisionerëve të Qendrave të Votimit dhe i bën thirrje partive politike të dërgojnë komisionerët në trajnim.
” Nga 13 qershori po zhvillojmë trajnimin e komisionerëve të QV. Shqetësim është se pjesëmarrja në këtë trajnim nuk ka qenë e plotë pavarësisht angazhimit të KQZ-së për të kryer këto trajnime me seriozitet. Një numër i konsideruar komisionesh nga PS, PD, LSI dhe PR nuk anë marrë pjesë në këto trajnime”- informoi në një prononcim për shtyp mëngjesin e sotëm zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxha.
Pjesëmarrja 0% e komisionerëve të QV, në trajnime është shënuar në Durrës. Pjesëmarrje e ulët është shënuar dhe në qarqet e tjera.
KQZ kujton se neni 39 i Kodit Zgjedhor pika ç përcakton detyrimin e komisionerëve të këtij niveli të marrin pjesë në trajtimin dhe mos pjesëmarrja përbën shkak për shkarkimin tyre nga KZAZ përkatëse.
“KQZ i bën apel pative PD, PS, LSI, PR të bëjnë të mundur pjesëmarrjen e komisionerëve në trajnim pasi është i domodoshëm.” - tha zëdhënësja e KQZ duke shtuar se trajnimi zhvillohet më datat 17 dhe 18 qershor në ora 10:00 në të gjitha qarqet. Zyra e shtypit e KQZ-së e mbyll njoftimin duke thënë ”Komisionerët të përmbushin detyrimet që kodi u ngarkon”
PJESEMARRJA E KOMISIONEREVE NE QARQET
BERAT - pjesmarrja ka qene 50% (konkretisht rrethi Kuçovës 25 %, Skraparit -15%; Berati -60% );
DIBËR - pjesmarrja ka qene 50 % (rrethi Matit - 60%, rrethi Dibrës - 40%);
KUKËS– pjesmarrja ka qene (rrethi Tropojës 50%) ;
KORÇË – pjesmarrja ka qene 50 %( rrethi pogradecit 50%; Kolonjës 40%; korçës 60%)
TIRANË – pjesmarrja ka qene 60 %;
Qarqet me pjesmarrjen me te ulet jane:
DURRËS - (Rrethi Krujës -10%; rrethi Durrës - 0 );
ELBASAN – 15 %;
FIER - 5 %
GJIROKASTËR– 30% (konkretisht: Rrethet Tepelenë dhe Përmet-60%, Rrethi Gjirokastër 0%)
LEZHË – 5 % (Rrethi Miredites 10 %, Rrethi I Lezhes 0%)
SHKODËR - 25% (konkretisht: Rrethi Pukës – 50 %; Rrethet Shkodër dhe Malësi e Madhe – 0% );
VLORA – 5%
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com