KQZ miraton rezultatet e Fierit e
Elbasanit, mbeten edhe 5 qarqe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) miratoi me katër votat e anëtarëve të pranishëm nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore qarku Fier dhe zonën zgjedhore qarku Elbasan, në zgjedhjet e 23 qershorit.
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(
KQZ) miratoi me katër votat e anëtarëve të pranishëm nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore qarku Fier dhe zonën zgjedhore qarku Elbasan, në zgjedhjet e 23 qershorit.
I ndarë në nëntë Zona të Administrimit Zgjedhor(ZAZ), në qarkun Fier funksionuan 576 qendra votimi, me 373.706 zgjedhës. Në përfundim të procesit të votimit, ZAZ-të përkatëse dorëzuan në KQZ kutitë e votimit, kutitë e materialeve zgjedhore dhe tabelën përmbledhëse të rezultatit për këtë qark. Pas verifikimit të tabelave dhe kryerjes së korrigjimeve përkatëse, KQZ, sipas kodit zgjedhor, miratoi tabelën përmbledhëse të rezultateve për këtë qark.
Në zgjedhjet e 23 qershorit 16 mandatet e qarkut Fier u ndanë: 11 mandate për koalicionin e majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane" dhe 5 mandate për koalicionin e djathtë "Aleanca për Punësim, Mireqenie dhe Integrim".
Gjithashtu, KQZ miratoi sot dhe tabelat përmbledhëse të rezultateve për qarkun Elbasan. Kjo zonë zgjedhore përbëhet nga tetë ZAZ, ku funksionuan 540 qendra votimi, me 321.138 zgjedhës.
Në zgjedhjet e 23 qershorit, 14 mandatet e këtij qarku u ndanë: 8 mandate për koalicionin e majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane" dhe 6 mandate për koalicionin e djathtë "Aleanca për Punësim, Mireqenie dhe Integrim".
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) shtyu të enjten nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonat zgjedhore të qarqeve Durrës dhe Shkodër.
Deri tani KQZ ka nxjerrë rezultatet e 7 qarqeve, ndërsa brenda javës pritet dalja e rezultateve dhe për 5 qarqet e tjera, duke e përmbyllur këtë proces.
Redaksia online (atsh/sg.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
67%
-
Jo
29.8%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3835
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44