Pas identifikimit biometrik, KQZ ngre grupin e punës për mundësinë e votimit të emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit

Pas identifikimit biometrik, KQZ ngre grupin e punës për mundësinë e votimit të emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit

Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ngritur grupin e punës lidhur me mundësinë e votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë. Grupi i punës që përbëhet nga 6 anëtarë do të përgatisin një material për mundësinë e votimit në emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit. Në krye të këtij grupi pune është emëruar Ylli Merkaj, Sekretar i përgjithshëm. Ato kanë afat deri në datën 15 nëntor për të sjellë një raport të detajuar që përmban kostot financiare, shembujt nga jashtë vendit, aktet juridike si edhe mënyrën e administrimit të votave.

Vota e emigrantëve ka qenë një ndër pikat e pakta që ka bërë bashkë të gjitha palët në tryezën e Këshillit Politik, e përfshirë në marrëveshjen e "5 qershorit", megjithatë në dorë iu la KQZ-së së re për të bërë të mundur zbatimin e saj. Më herët në një mbledhje, KQZ njoftoi se në zgjedhjet e 25 prillit do të aplikohet identifikimi biometrik i votuesve. Puna për ta aplikuar në zgjedhjet e 25 prillit në të gjitha qendrat e votimit nisi me miratimin e vendimit për llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve.

Grupi i punës ka këto detyra
1.Të vlerësojë mundësinë e votimit nga jashtë vendit në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021 të shtetasve shqiptar me të drejtë vote, të cilët e kanë rezidencën jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
2.Të përgatisë një vlerësim mbi llojin, procedurën e votimit, manuale ose elektronike duke marrë në konsideratë kushtet e vendit tonë.
3.Të përgatisë një vlerësim mbi procesin e votimit dhe administrimin e votave dhe përfshirjen e tyre në rezultatin e zgjedhjeve.
4.Të bëjë një vlerësim t përgjithshëm mbi kostot financiare
5.Të përgatisë një listë me akte juridike dhe protokolle teknike që do të bëjnë të mundur votim nga jashtë vendit
6.Të prezantojë modele të këtij lloji votimi në vendet e ndryshme.

Afati i dorëzimit të këtij raporti është data 15 nëntor 2020.

Vendimi i KQZ për ngritjen e grupit të punës për votën e emigrantëve

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjytrymi: 02/11/2020 12:44

    Llogje kavaje dhe llapaqenëri. Komisioni shteteror i zgjedhjeve ben propagande llofkash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës