KQZ: Partitë kanë paguar gjobën
për mos respektimin e kuotës gjinore

KQZ: Partitë kanë paguar gjobën<br />për mos respektimin e kuotës gjinore
TIRANE-  Të gjitha partitë politike kanë paguar  gjobën e vendosur nga KQZ, si sanksion për mos zbatimin e kuotës gjinore prej 30% 
për gjininë femër , të parashikuar në nenin 67, pika 6 e Kodit Zgjedhor për 8 zona zgjedhore.
 
Zëdhënësja e KQZ-së doli sot në një njoftim për shtyp për të informuar se nga 4 partitë e kanë paguar gjobën e vendosur.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim u gjobit me 4 mln lekë gjobë dhe janë paguar. Ndërkohë që për Partinë Popullore Kristiandemokrate, e cila nuk e kishte respektuar kriterin e gjinisë në listat shumëemërore për gjininë femërore, Kolegji Zgjedhor urdhëroi heqjen e gjobës.  KQZ e kishte dënuar këtë të fundit me 8 mln kekë për mos respektim të kriterit të gjinisë në listat shumëemërore për Zonat Zgjedhore, Qarku Dibër, Qarku Durrës, Qarku Elbasan, Qarku Fier, Qarku Gjirokastër, Qarku Korçë, Qarku Tiranë, Qarku Vlorë.

 "Me shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, KQZ bazuar në nenin 87 pika 1, 2, 3 dhe 4 të Kodit Zgjedhor, ka rillogaritur fondet publike të vëna në dispozicion nga buxheti i shtetit për partitë politike pjesmarrëse në zgjedhjet e 23 qershorit.

Në këtë mënyrë ashtu siç përcaktohet në Kodin Zgjedhor, KQZ ka zbritur nga shuma e përfituar nga partitë politike PD, PS, LSI, nga buxheti i shtetit sanksionet administrative të vena ndaj tyre.Konkretisht: Partia Demokratike ka paguar 6 milionë lekë të reja, Partia Socialiste ka paguar 4 milionë lekë të reja, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka paguar 4 milionë lekë të reja."- deklaroi zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj.


PARTITE QE NUK RESPEKTUAN KUOTAT E GJINORE
Partia Socialiste nuk e kishte respektuar kriterin e gjinisë në listat shumemërore për zonat zgjedhore, Qarku Tiranë, Qarku Durrës, Qarku Elbasan, Qarku Kukës, Qarku Dibër, Qarku Gjirokastër. Për këtë KQZ me vendimin nr. 337, datë 11.05.2013, vendosi sanksionin administrativ në masën 6.000.000 lekë, për mosrespektim rë kuotës gjinore 30% për gjininë femër, të parashikuar në nenin 67, pika 6 e Kodit Zgjedhor, për gjashtë zonat zgjedhore.
 
Partia  Demokratike nuk e kishte respektuar kriterin e gjinisë në listat shumemërore për zonat zgjedhore, Elbasan, Kukës, Dibër, Berat. Për këtë KQZ me vendimin nr. 340, datë 11.05.2013, vendosi sanksionin administrativ në masën 4.000.000 lekë, për mosrespektim rë kutoës gjinore 30% për gjininë femër të parashikuar në nenin 67, pika 6 e Kodit Zgjedhor, për katër zonat zgjedhore.
 
Partia  Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk e kishte respektuar kriterin e gjinisë në listat shumemërore për zonat zgjedhore, Qarku Berat, Kukës, Durrës, Gjirokastër. Për këtë KQZ me vendimin nr. 341, datë 11.05.2013, vendosi sanksionin administrativ në masën 4.000.000 lekë, për mosrespektim rë kutoës gjinore 30% për gjininë femër, të parashikuar në nenin 67, pika 6 e Kodit Zgjedhor, për katër zonat zgjedhore.
  
 Partia Popullore Kristiandemokrate, nuk e kishte respektuar kriterin e gjinisë në listat shumëemërore për Zonat Zgjedhore, Qarku Dibër, Qarku Durrës, Qarku Elbasan, Qarku Fier, Qarku Gjirokastër, Qarku Korçë, Qarku Tiranë, Qarku Vlorë. Për këtë KQZ me vendimin nr. 373,   datë 14.05.2013, vendosi sanksionin administrativ në masën 8.000.000 lekë, për mosrespektim të kuotës gjinore 30% për gjinin mashkull, të parashikuar në nenin 67, pika 6 e Kodit Zgjedhor për 8 zona zgjedhore.

Redaksia online
(Suela Gera/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës