KQZ raport për SEV, shqetësim QV
Nuk kanë munguar as mbledhjen e djeshme debatet në KQZ, ku ndryshimi i disa qendrave të votimit në Durrës sollën dhe qëndrimin e përfaqësuesve ligjor të PD se do të ngrinin padi ndaj kryetarit të bashkisë. Ndërkohë që lidhur me verifikimin elektronik KQZ ka përgatitur edhe një raport.
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatirur një raport për testimin elektronik lidhur me verifikimin e mjeteve të identifikimit të votuesve në Qarkun e Tiranës, i cili pas testimit konstatoi se kishte një sërë problemesh lidhur për verifikimin me vonesë të një votimi të dyfishtë nga i njëjti mjet identifikimi.
Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë PS dhe PD kanë dërguar në
KQZ nga një kërkesë drejtuar kompanisë INDRA që ka fituar të drejtën e tenderit të pajisjes elektronike. Gjithashtu mbedhjen e djeshme vijuan ankesat e PD për ndryshimin e Qendrave të Votimit në disa njësi vendore.
Pas kryekomunarit të Kalasë së Dodës edhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako rrezikon një kallëzim penal për shkak të zgjedhjeve. Sipas demokratëve, Dako u ka ndryshuar në mënyrë arbitrare qendrat e votimit rreth 8000 mijë zgjedhësve, duke u rrezikuar kështu votën.
Pas ankesës së PD së Durrësit, KQZ vendosi të kthejë në vendodhjet e mëparshme 4 prej qendrave të votimit në zonën e Kënetës,duke rrëzuar vendimin e Dakos. Por sipas socialistëve, Komisioni Qendror vijon sulmin ndaj këtij subjekti.
Qendrat e votimit në ambiente private u ndryshuan dhe në Elbasan dhe në Shkodër. Një tjetër shqetësim që u ngrit nga përfaqësuesi ligjor i PS ishte dhe fakti i mungesës së një manuali lidhur me trajnimin e pjesëmarrësve në këtë projekt.
“Në këtë moment komisionerët po trajnohen në KQZ, por mungon manuali, i cili duhet t`i trajnojë këta komisionerë lidhur me SEV. Kjo është në rrezik pasi vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet”, ngriti si shqetësim Gjonçaj.
Anëtarët e KQZ si dhe përfaqësuesit ligjor u përfshinë në debate edhe lidhur me reklamën që vijon të transmetohet ende atë të Fondit të Zhvillimit shqiptar, i cili është kërkuar që të hiqet si reklamë në periuudhën e fushatës pasi është në favor të qeverisë.
Pas qëndrimit të tyre, përfaqësuesit ligjor të PS janë larguar nga mbledhja, ç`ka bëri që anëtarët e KQZ të dëgjonin vetëm raportin e BMM.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 15.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.5%
-
Jo
30.3%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3697
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44