KQZ, rezultatet përfundimtare
shtyhen për pasnesë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka shtyrë për në datën 3 korrik projektvendimet për nxjerrjen e rezultatit të votimit në disa zona zgjedhore në 6 qarqe të ndryshme të vendit. Ndërsa nesër në orën 12:00 do të hapen kutitë e kzaz 80 së Gjirokastrës. Vëmendja e KQZ u përqendrua te qarku i Kukësit.
TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka shtyrë për nesër dhe pasnesër projektvendimet për nxjerrjen e rezultatit të votimeve në disa zona zgjedhore në 6 qarqe të ndryshme të vendit. Pikërisht në Gjirokastër, Kukës, Dibër, Korçë, Vlorë dhe Berat.
Në mbledhjen e sotme u miratua me një akt, që nesër në orën 12:00 të hapen kutitë e kzaz 80 në Gjirokastër dhe të vazhdojë procesi i numërimit të votave. Ndërsa për 5 qarqet e tjera është lënë të shqyrtohet dhe diskutohet pasnesër. Këto janë vendimet e sotme të
KQZ edhe pse pritej pikërisht sot që pas daljes së rezultateve në qarqe, atëherë KQZ të jepte edhe rezultatin përfundimtar.
DISKUTIMI PËR KUKËSINVëmendja e KQZ nisi të përqendrohej sot fillimisht te qarku i Kukësit, pasi rezultati atje është i ngushtë. Përfaqësuesi i PS, Genci Gjonçaj ka kërkuar që kjo çështje të shtyhej dhe shqyrtohej në një seancë tjetër për shkak të mospërputhjes të të dhënave tona me të dhënat e KQZ dhe na duhet kohë t’i verifikojmë, pasi puna voluminoze kërkon përqendrim".
Përfaqësuesi i PD, Njazi Kosovrasti ka kundërshtuar mënyrën se si justifikohet kërkesa. "Kontrolli i shifrave nuk ka të bëjë me rezultatin e ngushtë. O është i saktë ose jo. Tabelat janë, të mblidhen shifrat. Koha deri tani ka qenë e tepërt", u shpreh ai.
Anëtari i KQZ, Hysen Osmanaju shpreh se kemi qenë të angazhuar për të nxjerrë tabelat përmbledhëse e kemi nisur me Kukësin. "48 orë pas ardhjes së materialit zgjedhor KQZ krahason të gjitha tabelat përmbledhëse të zonave zgjedhore dhe zaz-ve. KQZ atë po bën; krahason gjithë rezultatet origjinale, kemi gjetur gabimet. Për Kukësin jemi mbledhur të premten, rezultati është i ngushtë. Por ka pasur kohë plot për ballafaqimin e rezultateve të çdo tabele votimi me tabelën përmbledhëse".
Sipas Osmanaj, "nëse shtyhet nxjerrja e rezultatit, duhet të shtyhet për të gjitha jo vetëm për Kukësin, se dikush do për Korçën, Dibrën. U bëj thirrje forcave poltike ta mbyllim procesin me sukses se deri tani ka ecur shumë mirë".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 4078
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40