KQZ rrëzoi Berishën, debate në Report Tv, Baçi: Basha është i infiltruar i kryeministrit, mercenar i tij! Gazetari: Se mundni dot Ramën dhe merreni me atë

Pas Apelit, Berisha mori edhe rrëzimin nga KQZ për siglën e Partisë Demokratike. Por daljen edhe njëherë në skenë të ish kryedemokratit Lulzim Basha, se kanë pritur mirë mbështetësit e Berishës. Për deputetin Luan Baçi, kjo “bllokadë” e Rithemelimit vjen si pasojë e lojës së pistë të Lulzim Bashës. I ftuar në studion e Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Luan Baçi debatoi me gazetarin Flogert Muça.

Për Baçin duhet të merret si fakt dorëheqja publike e Bashës pavarësisht se nuk ka shkrim. Ai madje e akuzoi se ëshët i infiltruar në PD dhe mercenar i Ramës.

"Mjafton dorëheqja publike dhe jo me shkrim. Këtu duket loja e pistë e Bashës. Punën dhe profesionin më të mirë që ka, është gënjeshtra. Ai ka për qëllim të hedhë poshtë gjithë sinuatat. Por Basha gënjen. I paturp u tregua Celibashi se në dorë e kishte. Gjithsesi 48 orë janë boll që të reflektoj por unë mendoj që Basha ka në dorë të rikuperojë shumë nga ato që ka bërë. Sa për regjistrimin e PD këto janë pengesa. Ai është i infiltruar te PD dhe shërben si mercenar te Rama."- tha Baçi. 

Kjo deklaratë është kundërshtuar nga gazetari i cili u shpreh se Rithemelimi po humbet kohë me Bashën por në fakt duhet të merret me Ramën.

Pjesë nga distkutimi:

Gazetari: Merreni me Bashën se s’keni çi bëni Ramës. Ju garë me Ramën nuk keni. Amerianët nuk e duan më Berishën në politikë.

Baçi: Shqiptarët do votojnë atë që duan. S’varet vota fare nga diplomatët dhe ambasadorët. Këtu janë mësuar që ndikojnë në zgjedhje, por s’duhet të ndërhyrjnë tek vota.

Sali Berisha përfundimisht nuk do të garojë në zgjedhjet e 14 majit me siglën e Partisë Demokratike. Kërkesa e tij është rrëzuar nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i cili tha se ai njeh si kryetar të Partisë Demokratike atë që është në Gjykatën e Tiranës. Celibashi tha se është Lulzim Basha që ka të drejtë të paraqesë kërkesën për regjistrimin e Partisë Demokratike por sipas tij dokumentacioni është i paplotë.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dauti: 09/03/2023 21:57

    Jozefina topalli ka thene qe Para 12 viteve qe basha eshte nje me ramen por nuk ja keni ven veshin e injoruat, tani hani M.. kot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët