KQZ rrëzon 14 kërkesat e fundit të Bindjes Demokratike

Komisioni  Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar ditën e sotme 14 kërkesat e fundit ankimore të paraqitura nga Bindja Demokratike lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

KQZ argumentoi se argumentet që ka sjellë ka forcë politike nuk kishte sjellë prova të mjaftueshme për ankimimet e paraqitura ku pretendon se ka zgjedhjet e 30 qershorit janë manipuluar.

Në mbledhjen e djeshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Bindja Demokratike kërkoi të hapen kutitë në disa bashki që ata kanë dyshime se kanë votuar më shumë shqiptarë seç kanë qenë të pranishëm në vend, por janë rrëzuar. 

Vendimet e Komisionit Qendror Zgjedhor

“Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.46 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Këlcyrë”. KQZ vendosi lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së.

“Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.47 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Korçë”. KQZ vendosi lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së.

“Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.48 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Fier”. KQZ vendosi lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së.

“Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.49 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Prrenjas”. KQZ vendosi lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së.

“Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.50 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Librazhd”. KQZ vendosi lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së.

“Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.51 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Rrogozhinë”. KQZ vendosi lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së.

“Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.52 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Belsh”. KQZ vendosi lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së.

“Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.53 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Elbasan”. KQZ vendosi lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së.

“Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.54 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Vorë”. KQZ vendosi lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së.

“Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.55 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Krujë”. KQZ vendosi lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së.

“Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.56 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Kamëz”. KQZ vendosi lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së.

“Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.57 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Has”. KQZ vendosi lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së.

“Për relatimin e kërkesës ankimore nr. 60, të paraqitur nga kandidati i pavarur Leonidha Hristo, m e objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve për Bashkinë Finiq, Qarku Vlorë”. KQZ vendosi mospranimin e kërkesës ankimore.

“Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr. 15, të paraqitur nga Partia Emigracionit Shqiptar, me objekt kundërshtimin e rezultatit të zgjedhjeve për bashkinë Gramsh”. KQZ vendosi mospranimin e kërkesës ankimore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!