Ambasadorja e SHBA Yuri Kim vijon me përpjekjet e saj që listat e kandidatëve për deputetë të pastrohen nga emrat e inkriminuar dhe partitë të dalin me përfaqësues të denjë për qytetarët.

Ndërsa thekson se sipas saj PD ka deklaruar se nuk do në parlament dikë të "shënjestruar" nga SHBA si të përfshirë në korrupsion, ajo u bën thirrje palëve të tjera të mos heshtin.

“Shënojmë se PD dhe të tjerët nuk duan në Parlamentin E Shqipërisë dikë të caktuar nga SHBA për korrupsion. Të tjerëve: Nga çfarë keni frikë? A është e "dobishme" të heshtësh? Pse i lini njerëzit të mendojnë se jeni "aleatë"? A është kjo ajo që mendoni se meritojnë votuesit? Shqipëria meriton më mirë”, shkruan Kim.

Krahas këtij apeli, Kim ka rikujtuar vendimin e DASH e cila e ka në "listën e zezë" Tom Doshin. Ky apel vjen pasi KQZ i ka kërkuar njësisë së dekiminalizimit hetim të thelluar për kryetarin e PSD-së, Tom Doshi, si edhe për 11 kandidatë të tjerë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.