KQZ vazhdon sot shqyrtimin e
kandidatëve për 23 parti

KQZ vazhdon sot shqyrtimin e <br />kandidatëve për 23 parti
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë gjatë mbledhjes së sotme shqyrtimin e dokumentacionit të listave shumëemërore për 23 parti. Ndërkohë një ditë më parë janë miratuar listat për 23 parti. Sa i takon listave që pritet të diskutohen ditën e sotme, KQZ nuk paraqet asnjë emër për kandidatët që kanë dorëzuar partitë për deputetë të ardhshëm.

Sot do të shqyrtohen:
Partia Social Punëtore Shqiptare
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim
Partia Reformatore Demokratike
Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet
Partia Demokristiane e Shqipërisë
Partia e Minoritetit Etnik Grek për të Ardhmen (MEGA)
Partia Ora e Shqipërisë
Partia për Personat me Aftësi të Kufizuar
Partia Komuniste Shqiptare “8 Nëntori”
Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë
Partia Demokratike për Integrim e Prosperitet
Partia Balli Kombëtar
Partia G99
Partia Demokracia Sociale e Shqipërisë
Partia Mendimi i Djathtë Liberal i Shqipërisë
Partia Alanca Demokristiane
Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare
Partia Popullore Kristian Demokrate
Partia Demokracia e Re Europiane
Partia Social Punëtore Shqiptare
Partia Uniteti Kombëtar
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut

Në mbledhjen e djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhje ka shqyrtyar listat shumëemerorë për 31 parti të tjera, ndërsa janë miratuar emrat kandidatë për deputet për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit, për 23 subjekte.

KQZ KTHEN PER PLOTËSIM 8 PARTI, KISHIN TE NJEJTET KANDIDATE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 4 votat e anëtarëve aktualë, ktheu për plotësim të listave me emrat për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit plot 8 parti, nga 31 që u shqyrtuan gjatë mbledhjes së djeshme, ndërkohë që 23 partitë e tjera kishin dokumentacione të sakta të listave shumëemërore. Këto 8 subjekte politike kishin propozuar kandidatë të njëjtë për deputet në zgjedhjet e përgjithshme.
8 partitë që u kthyen për plotësim të dokumentacioneve janë:
Partia Ardhmëria Shqiptare
Partia Arbënore Kombëtare
Partia e Pajtimit Kombëtar
Partia e Gjelbër
Partia Komuniste Shqiptare
Partia Ligj dhe Drejtësi
Partia Konservatore
Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve

Problematika e këtyre partive mbetet e njëjtë, ku një kandidat i caktuar është regjistruar si kandidat për deputetë në dy parti të ndryshme. Për Partinë “Ardhmëria Shqiptare”, administrata e KQZ kishte vërjetur që gjatë verifikimit të dokumentacioit të listave shumëemërore kjo parti në zonën zgjedhore në Qarkun Tiranë kandidatin me numër rendor 11 e ka të njëjtë me atë të partisë “Uniteti Kombëtar” për Qarkun e Elbasanit me numër rendor 2.

Bëhet fjalë për kandidatin Shyqyri Xhemal Byxheri. Për partinë Arbënore Kombëtare administrata e KQZ konstatoi se kandidati me numër rendor 3 në Qarkun e Shkodrës, ishte regjistruar njëkohësisht edhe si kandidat i partisë “Rruga e Vërtetë Shqiptare” në listën shumëemërore për Qarkun e Tiranës.

Në të njëjtën kohë Partia “Arbnore Shqiptare” ka kandidat të njëjtë me Partinë “Rruga e Vërtetë Shqiptare” në Qarkun e Beratit. Po e njëjta parti për Tiranën rezultonte se kishte kandidat të njëjtë me partinë “Lidhja për Drejtësi dhe Progres” në Qarkun Durrës.

Ndërkohë që Partia e “Pajtimit Kombëtar” duhet të plotësojë listën për deputetë në Qarkun e Elbasanit, pasi rezultonte se kishte ka të njëjtin kandidat me nr. 15 në Tiranë me Partinë Konservatore, si dhe po kjo parti kishte kandidat të përbashkët me atë të Tiranës kandidaten e Partisë së Emigracionit, Enkeljeda Latifi, në Elbasan.

Partia e Gjelbër, kandidati me nr. 7 në Qarkun e Vlorës kishte kandiduar për Partinë Demokristiane të Shqipërisë po në këtë qark. Për plotësim emrash u kthye dhe Partia Komuniste Shqiptare pasi kishte kandidatë të njëjtë në Elbasan me nr. 12 me partinë “Lëvizja për Drejtësi të Shqiptarëve” po në qarkun Elbasan.

Partia “Ligj dhe Drejtës”i rezultonte se kishte dhe kjo kandidatë të njëjtë në Qarkun e Tiranës me atë të Partisë Social-Demokrate në Qarkun e Fierit. Ndërkohë që Partia Konservatore kishte kandidat një emër të njëjtë me “Pajtimin Kombëtar” në Elbasan.

Partia “Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve” rezultonte se kishte kandidatë të njëjtë me Partinë Komuniste të Shqipërisë në Qarkun e Elbasanit. Ndërkohë, afati i plotësimit të tyre është deri më 14 maj.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)