TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e KQZ-së së re, Ilirjan Celibashi, pas marrjes së detyrës së këtij të fundit.
Fokusi i këtij takimi është zbatimi me shpejtësi e 5 qershorit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sfidat e KQZ-së së re. Gjithashtu, referuar reagimit të ambasadorit Soreca, pati diskutime se si BE mund të sigurojë asistencë teknike para zgjedhjeve të 25 prillit.
"Urova sot Ilirjan Celibashin për emërimin e tij si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve. Ne diskutuam sfidat e rëndësishme me të cilat përballet KQZ për të zbatuar me shpejtësi Reformën zgjedhore të 5 qershorit, si dhe mënyrën se si BE mund të sigurojë asistencë teknike përpara zgjedhjeve të prillit të ardhshëm", shkruan Soreca.

B.K./E.M./Shqiptarja.com
Komente

