Krah Kashahut, Basha' lobon' për çeljen e negociatave: S'do kishte më Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku në politikë

BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, që po zhvillon punimet në Bruksel, ku ka kërkuar mbështetjen e tyre për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Sipas Bashës, çelja e negociatave me BE-në do të zhdukte në Shqipëri kandidimin e personave me të shkuar kriminale, referuar këtu rastit të kandidatit të Shkodrës, Valdrin Pjetri dhe atij të Vorës, Agim Kajmaku.

“Hapja e negociatave është e rëndësishme  pasi do të sjellë një mbikqyrje të shtuar nga BE për të ndihmuar në ndarjen e politikës nga krimi, i cili sot ka kapur shtetin dhe për të penguar kandidimin e personave me rekorde kriminale, siç demonstrojnë rasti i Shkodrës dhe Vorës, ku është provuar tashmë se dy të inkriminuar u caktuan të kandidonin për bashkitë. Shqipëria sot ka një krizë të thellë politike, institucionale dhe ekonomike. Zgjidhja janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të mbikëqyrura nga një qeveri tranzitore", tha Basha.

Në këtë takim, Basha shoqërohet nga Argen Kashahut, i cili mori postin e sekretarit për marrëdhëniet me jashtë vetëm një ditë më parë, pas largimit të Gerd Bogdanit. Punimet e Asambelesë Politike të PPE-së do të vazhdojnë dhe gjatë ditës së nesërme, ku në axhendën e diskutimit, do të jenë sfidat me të cilat përballet Evropa aktualisht dhe përgatitjet për Kongresin e PPE-së, i cili këtë vit mbahet në Zagreb.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani