Krah Lionel Messit dhe de Ligt, Vedat Muriqi në formacionin e javës në Europë

Krah Lionel Messit dhe de Ligt, Vedat Muriqi në formacionin e javës në Europë

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi, sulmuesi i Mallorcas në La Liga është përzgjedhur në formacionin më të mirë të pesë ligave më të forta në Europë. Dardani shënoi dopietë në barazimin 3-3 të të tijve kundër Real Sociedad, duke shkuar në kuotën e 12 golave këtë sezon në ligën elitare spanjolle.

Me vlerësimin 9.0 në "WhoScored", Muriqi ka një vlerësim më të lartë se Lionel Messi, duke qenë krah argjentinasit në sulmin me dy. Veç tyre, në formacionin më të mirë janë edhe Donnarumma, Gosens, de Ligt apo Pavard. Bie në sy se pas paraqitjes së shkëlqyer të Crystal Palace në javën e fundit në Premier League, mesi i fushës i takon katër fubollistëve të Palace. Olise, Eze, Schlupp dhe Ayew janë mes më të mirëve për javën e fundit në ligat më të forta në Europë.

Forma e mirë e Muriqit ka bërë që "Pirati" të ketë interes të lartë në merakto, me Malloracn që nuk e lëshon pa të paktën 18 milionë euro, teksa verën e kaluar investoi 11.3 milionë euro për të marrë kartonin e tij nga Lazio.

Formacioni më i fortë i javës së fundit në Europë

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës