Rrjetet sociale nuk kursejnë thumbat e krahasimet kur pamjet flasin vetë. Lali apo Luli mbledhin më shumë njerëz në shesh? Ermal Meta  në koncertin e 1 qershorit apo protesta e 26 majit e PD-së dhe LSI bashkë? 

Protesta e fundit e opozitës, ishte për t'u harruar, pasi morën pjesë pak mbështetës të PD dhe LSI. Më pak se një javë nga protesta e opozitës, në 1 qershor në kryeqytet zhvillohet koncerti i parë i fituesit të "Sanremos", këngëtarit shqiptar Ermal Meta, organizim i Bashkisë së Tiranën nën kujdesin kryebashkiakut Erion Veliaj.

Mijëra njerëz u derdhën në shesh, festë, harmoni dhe gëzim. Dukshëm "Lali" e ka fituar garën e parë direkte me Lulin. 


(Lart, atmosfera nga koncerti i Ermal Metës në 1 qershor, poshtë protesta e opozitës në 26 maj)