Krahasimi/ Raporti i Freedom House: Shqipëria, vendi më demokratik në rajon

Krahasimi/ Raporti i Freedom House: Shqipëria, vendi më demokratik në rajon

Shqipëria është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, edhe pse i duhet ende shumë punë për të kaluar nga një vend në tranzicion në një vend plotësisht demokratik. Ky është përfundimi i raportit të “Freedom House”, që krahason që prej vitit 1973 progresin demokratik të 195 shteteve dhe 15 territoreve në mbarë botën.

Për vitin 2020, “FD” vlerëson se Shqipëria ka humbur një pikë, duke rënë nga 68 në 67. Koordinatori i kërkimit për Europën dhe Euroazinë, Noah Buyon tha për “Zërin e Amerikës” se kjo rënie e lehtë i atribuohet përplasjeve të fuqishme politike dhe jo një përkeqësimi strukturor të demokracisë. Megjithatë, pavarësisht kësaj rënie të lehtë, Shqipëria vazhdon të mbetet e para në rajon.

Serbia, vendi i dytë më demokratik, ka shënuar edhe ai një regres të lehtë duke kaluar nga 67 në 66, një pikë poshtë Shqipërisë. Maqedonia e Veriut renditet e treta, me 63 pikë, një rritje prej katër pikësh krahasuar me 2019, ndërsa Mali i Zi ka pësuar rënien më të madhe të lirive demokratike në rajon, duke zbritur në 62 pikë nga 65.

Kosova mbetet e parafundit në listë, megjithëse vërehet një progres prej dy pikësh (56 pikë nga 54 të vitit të kaluar), ndërsa Bosnja është në një stanjacion të plotë, duke qëndruar në vendnumëro, e fundit përsa i përket lirive demokratike në rajon.

Në rang global, “Freedom House” thotë se demokracitë e konsoliduara janë në rënie, ndërsa bota për të 14-in vit radhaz përjetoi përkeqësim të të drejtave politike dhe lirive civile. Raporti thotë se jemi në një botë pa udhëheqje demokratike. Sipas tij, 83 vende apo 43 për qind, radhiten në mesin e vendeve të lira, 63 apo 32 për qind janë me liri të pjesshme dhe 49 apo 25 për qind radhiten në mesin e vendeve jo të lira. Që nga shtypja e demonstruesve në Hong Kong, tek ajo turmave në Iran, raporti tregon se regjimet përdorin forcë brutale për të ruajtur kontollin. Reporti vë në dukje edhe prirje shqetësuese në disa nga demokracitë e zhvilluara.

“Demokracia është në pozitë të vështirë. Këtë vit kemi parë, sulme ndaj të drejtave të barabarta dhe të drejtave të grupeve të brishta si nën demokraci, ashtu edhe nën regjime brutale”, thotë Sarah Repucci, zëvendës presidente për studime dhe analizë në Freedom House. Ajo thotë se më shumë qeveri kanë vënë në shënjestër pakicat fetare dhe etnike. Në raport vihet re se hendeku mes përkeqësimeve dhe përmirësimeve është thelluar.

Sa i përket Shqipërisë, vendi i parë në rajon merr një domethënie edhe më të veçantë, nëse vlerësohet progresi historik i Shqipërisë në këtë renditje, që në kohën e komunizmit renditej në mënyrë konstante midis 2-3 vende më diktatoriale të botës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve