Vazhdoj të dëgjoj prindër dhe gjyshër, që krahasojnë fëmijët apo nipërit me njëri tjetrin, si edhe me fëmijët dhe nipërit e të tjerëve.: “ky i madhi është indiferent mezi afrohet, ndërsa ky i vogli është i butë dhe të vjen vetë” apo “sikur nuk jane vëllezër apo motër e vëlla”.
Gjithashtu, krahasimet: “Djali i shoqes time bën shumë gjëra, ndërsa fëmija im nuk bën asgjë”. Prindër, gjyshër, mos i krahasoni fëmijët as me vëllezrit apo motrat e tyre. E para, janë njerëz të ndryshëm dhe e dyta, krahasimi kultivon te fëmija zilinë dhe inatin për tjetrin dhe çështë më e keqja, mosvlerësimin për veten.
Por e keqja nuk mbetet me kaq, për fat të keq, kjo sjellje haste edhe te edukatorët e mësuesit. Edhe ata nuk i shpëtojnë dot kësaj mënyre zhvlehtësuese të trajtimit të fëmijës. Të rritur, kini kujdes se fëmija ende nuk ka shumë mekanizma për të përballuar krahasime të tilla. Fëmija mendon se ai tjetri është më i mirë dhe për këtë arësye e duan më shumë.
Edhe ju të rriturit, kur ju krahasojnë me një tjetër, nuk ndiheni mirrë, madje zemëroheni dhe mbani inat. Kjo formë të sjelluri, që për vete nuk e pranoni, dhe e përdorni me fëmijën duhet ndryshuar, nuk duhet të përdoret.
Përpiquni prindër, gjyshër, edukatorë dhe mësues, përpiquni.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3973
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pse duhet t’u bëni fëmijëve sa më pak surpriza?
30 Tetor 2022, 13:48
-
Transferimi në shkollë tjetër për herë të parë në e-albania! Aplikimi deri javën e parë të shtatorit! Kërkesa refuzohet kur ndryshojnë lëndët
30 Gusht 2022, 21:03
-
Fëmijët e 'rrugës' vs fëmijët 'digjital', nostalgjia e lojërave të humbura ndër vite! Specialisti: Interneti sot i bën 'pre' të pedofilëve! Psikologia: Prindërit t'u tregojnë kufirin
7 Tetor 2021, 19:08
-
A jemi gati për martesat Gay dhe birësimin e fëmijëve? 'Debati i shekullit' edhe në Shqipëri, flasin palët dhe grupet e interesit! Kisha dhe Xhamia kundër, qytetarët të dyzuar
25 Shtator 2021, 16:05
-
A duhet t’i shpjegojmë fëmijëve humbjen e personave të dashur? Pediatria Lira Gjika: Po, fëmija ende nuk ka sferë emocionale të zhvilluar
22 Shtator 2021, 11:39
-
Kujdes me gjuhën kur fëmija fillon të mësojë fjalët e para, tre elementët bazë
30 Gusht 2020, 17:45
-
Lira Gjika: Tregoni kujdes ndaj ‘fëmijëve të mirë’. Ja tre komponentët që duhet të keni parasysh gjatë izolimit
23 Prill 2020, 14:24
-
A duhet të hapen kopshtet e shkollat në këtë situatë? Lira Gjika: Teorikisht po, ama nëse diskutohet jeta…
23 Prill 2020, 14:17