Presidenti Aleksandër Vuçiç nuk pranon të shkarkojë nga detyra Drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion Aleksandër Vulin i shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA. Serbia do t’i kërkojë SHBA-së të sigurojë prova dhe dëshmi kundër Aleksandër Vulin-it, ka deklaruar Vuçiç.
“Sanksionet e vendosura për Vulin janë përgjegjësi e imja thotë Vuçiç pasi kanë të bëjnë me mos vendosjen nga Serbia të sanksioneve ndaj Rusisë dhe për këtë përgjegjëse është qeveria e Vuçiç. Sipas presidentit serb futja në listën e zezë të Vulin nga SHBA nuk ka të bëjë me përfshirjen në trafikun e drogës dhe armëve me bandat e krimit të organizuar. Vuçiç tha se ka marrëdhënie të mira me zyrtarët amerikanë, veçanërisht ambasadorin Christopher Hill.
Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë se Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.
Sipas SHBA-së, Vulin është përfshirë në krim të organizuar transatlantik, në operacionet joligjore narkotike dhe në keqpërdorim të detyrës zyrtare. Vulinin po ashtu akuzohet se ka “avancuar” korrupsionin brenda institucioneve qeverisëse serbe.