Krasniqi: BE të ndalë Serbinë
Thaçi: Ka progres në klimën ndëretnike

Krasniqi: BE të ndalë Serbinë <br />Thaçi: Ka progres në klimën ndëretnike
PRISHTINE - Kryeparlamentari Jakup Krasniqi kërkon nga Bashkimi Evropian të ndikojë te Beogradi që t`i shpërbëjë strukturat ilegale në veri të Kosovës. Gjatë një interviste në RTK, Krasniqi shfaqi besimin se nëse ky ndikim do të ndodhë, atëherë Serbia do të jetë e detyruar të heqë dorë nga të gjitha politikat destabilizuese ndaj Kosovës. Dialogun Kosovë-Serbi ai e ka cilësuar si të paplanifikuar mirë.
 
Ndërkaq, analisti i njohur ndërkombëtar, Janush Bugajski, ka deklaruar se për veriun e Kosovës ekzistojnë vetëm dy zgjidhje: përfshirja e shtetit të Kosovës në një shkallë të konsiderueshme të decentralizimit administrativ ose shkëmbimi me dëshirë i territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Bugajski, në një intervistë për mediat në vend, ka folur edhe për presidentin e ri serb. Sipas tij, Nikoliq do të mundohet të krijojë ndonjë çmenduri nacionaliste ndaj Kosovës dhe Bosnjës. 

Në anën tjetër, Kryeministri Thaçi ka takuar koordinatorët dhe zyrtarët komunal për kthim dhe komunitete.Ai tha se institucionet e Kosovës kanë shënuar progres substancial në përmirësimin e klimës ndëretnike de integrimin e minoriteteve. Thaci, poashtu gjatë një takimi me koordinatoret dhe zyrtarët komunal për kthim dhe komunitete, bëri të ditur se Qeveria e Kosovës në kuadër të veprimit të saj në veri ka për qëllim ofrimin e shërbimeve të nevojshme për të gjithë qytetrët si dhe përkrahjen në realizimin e projekteve konkrete, të cilat sipas tij janë të nevojshme për një zhvillim më të mirë ekonomik të asaj pjese. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Eliminimi nga Champions League sjell pasoja të rënda ekonomike për Barcelonën

Eliminimi nga Champions League sjell pasoja të rënda ekonomike për Barcelonën