Jo gjithmonë bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të natyrës teknike dhe kjo do të mbetet në përgjegjësinë e atyre të cilët e kanë tejkaluar rezolutën e Kuvendit dhe janë futur në një çështje që nuk ka qenë në kompetencë të tyre, ka deklaruar sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.
Ai ka pranuar se ka pasur presione nga komuniteti ndërkombëtar te Prishtina për arritjen e këtyre marrëveshjeve, ndërsa ka kërkuar që ky presion tani të orientohet drejt Beogradit për t`i respektuar marrëveshjet.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se nuk ka ndonjë kërkesë apo informacion zyrtar rreth bisedimeve të mundshme edhe për veriun e Kosovës.
Ai gjithashtu deklaroi se pret nga Qeveria që në Kuvend ta sjellë një raport për marrëveshjet e arritura, në veçanti për marrëveshjen e fundit.
Ndërkohë gjatë mbledhjes së kryesisë është caktuar seanca e radhës, e cila do të mbahet më 15 mars.
/rg/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com