Krasniqi: Edhe forcë kundër zgjedhjeve serbe

Krasniqi: Edhe forcë kundër zgjedhjeve serbe
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka thënë se delegacioni i Kosovës në bisedime nuk ka pasur njohuri të mjaftueshme, dhe se ata që kanë punuar në këtë delegacion duhet të zëvendësohen.  Krasniqi ishte mjaft kritik ndaj Qeverisë duke shtuar se është përgjegjësi e atyre që e kanë formuar këtë delegacion të mendojnë për ndryshime, në mënyrë që të punohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. 

Ai foli edhe për obligimet që i ka Qeveria ndaj Kuvendit dhe Kushtetutës së Kosovës.

“Rezoluta është bërë në marrëveshje me subjektet politike.Kuvendi e ka kryer obligimin e tij dhe është pjesa tjetër e ekzekutivit që duhet të ndërmarrë masat për pengimin e zgjedhjeve serbe në atë pjesë të Kosovës.Por, pasi që bisedimet mes Prishtinës e Beogradit deri më tash janë zhvilluar nën mbikqyrjen e Brukselit dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një formë ose në një tjetër janë të obliguar edhe Brukseli edhe SHBA-të që të bëjnë një presion pozitiv mbi Serbinë që të respektojë marrëveshjet e arritura" tha kryekuvendari Krasniqi gjatë një interviste dhënë TV21.

Duke komentuar rezolutën e rivotuar ai shtoi se Qeveria  obligohet që të pengojë çdo veprim të paligjshëm që bie ndesh me Kushtetutën dhe me ligjet në Kosovë edhe me përdorimin e forcës.
Zyrtarë të PDK-së, parti nga e cila vjen Kryekuvendari kanë thënë se ky është mendim personal i Jakup Krasniqit duke mos dashur të komentojnë më tutje.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Panik dhe frikë në Gjermani - Danimarkë, forcat speciale arrestuan tifozin e maskuar në çatinë e 'Iduna Park'

VIDEO/ Panik dhe frikë në Gjermani - Danimarkë, forcat speciale arrestuan tifozin e maskuar në çatinë e 'Iduna Park'