Krasniqi: Institucionet duhet ti mbrojnë shqiptarët në veri 

Krasniqi: Institucionet duhet ti mbrojnë shqiptarët në veri 
Kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje që Kuvendi i Kosovës të mbajë seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohej gjendja e krijuar në veri te vëndit nuk ka gjetur mbështetjen e subjekteve tjera politike, madje as atyre opozitare. 

Kjo është bërë e ditur pas mbledhjes së Kryesisë, ku është vendosur që seanca e rradhës të mbahet nesër, në të cilën pritet të shqyrtohet edhe projketligji për Bankat dhe organizatat mikrofinanciare. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se kërkesa e Vetëvendosjes për seancë të jashtëzakonshme mund të bëhet conform rregullores edhe nesër gjatë seancës së rregullt plenare.

Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, pas mbledhje së sotme të kryesisë së kuvendit, i pyetur të komentojë deklaratat e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i cilin një ditë më parën deklaroi se qytetarët në veri duhet ta mbrojnë pragun e shtëpisë, fillimisht ka thënë se nuk dëshironte t’i komentojë deklaratat e askujt, ndërsa më pas ka shtuar se qytetarët nuk janë të obliguar që ta mbrojnë pragun e shtëpisë, pasi për këtë punë, përgjegjëse, janë institucionet nga të cilat ka kërkuar angazhim duke përfshirë edhe ato të huaja që janë prezentë në Kosovë.

/rg/shqiptarja.com/ 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës