Krasniqi: Interesi i vendit, një ndryshim substancial i qeverisjes

Situata e krijuar pas zgjedhjeve kombëtare të 8 qershorit 2014, duhet të zgjidhet në të mirë të qeverisjes së vendit, shprehet ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, deputeti Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nisma-s, subjektit në koalicion paszgjedhor me LDK-në e AAK-në (LAN).

"Interesi i vendit është të kemi një ndryshim substancial të qeverisjes", tha Krasniqi duke vijuar se "duhet të nxjerrim mësim nga e kaluara, prandaj është e domosdoshme që në Legjislaturën e Pestë, koalicioni qeverisës duhet të qeverisë jo vetëm me shumicën parlamentare, por edhe me shumicën qytetare".

"Kjo do të thotë se LAN-i nuk është e mjaftueshme të qeverisë në koalicion me komunitetet pakicë, pasi shumica qytetare do të mbetej jashtë qeverisjes (Koalicioni i udhëhequr nga PDK + VV), kjo e bën të domosdoshme që në qeveri të merr pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje! Pjesëmarrja e Vetëvendosjes jo vetëm që e bën qeverisjen më stabile, por njëkohësisht edhe i shton legjitimitetin qytetar kësaj shumice", shkruan Krasniqi sot në Facebook. /ATSH/
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja SHBA-Kanada, synon t'i japë fund kalimeve të emigrantëve mes të dy vendeve