/ATSH/- Ministri kosovar në largim i Sportit, Memli Krasniqi, shprehet se "nuk kam fjalë ta përshkruaj gëzimin për pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar".
"Izolimi i padrejtë 20 vjeçar u thye dhe tani mendojmë vetëm për gara dhe suksese", shton ai.
"Jam i nderuar që kam pasur rastin të punoj çdo ditë, çdo orë për këtë qëllim të cilit ia arritëm. Ky ishte misioni im në sport dhe krenar që me kryetarin e KOK-ut, Besim Hasani, me drejtues të tjerë të sportit, me Majlinda Kelmendin e Driton Kuken e përfunduam ashtu siç duhet. Urime sportistëve, punëtorëve sportivë, gazetarëve të sportit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Respekt për të gjitha gjeneratat që punuan në këtë rrugëtim tonin!", shkruan Krasniqi në Facebook.











