
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se PDK mbështet rezolutën e propozuar për të dënuar sulmin terrorist në veri të vendit dhe se Kosova duhet të kërkojë ekstradimin e terroristëve që organizuan sulmin.
Ai tha se nuk ishte koha që të flisnin për betejat e brendshme politike. Krasniqi shtoi se organizimi i sulmit terrorist në Veri e kishte adresën kryesore në Beograd për shkak se përfshirja e Radojiçiç e konfimonte më së miri këtë gjë.
Po ashtu, Krasniqi kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të nisë një hetim urgjent.
“Konfirmimi i përfshirjes së Milan Radojiçiç në këtë aksion, armatimi i sofistikuar dhe i shumtë i terroristëve, strehimi më pas i tyre në Serbi, lartësimi i tyre si heronj, përfshirë shpalljen e ditës së djeshme atje si ditë të zie, tregojnë për lidhjen e fortë të këtij grupi terrorist me shtetin serb. Prandaj sot është e rëndësishme që Kosova të kërkojë ekstradimin e terroristëve që planifikuan, organizuan sulmin mbi shtetin tonë. Në këtë aspekt kërkojmë edhe mbështetjen e aleatëve tanë që duhet të rrisin presionin mbi Serbinë për t’i dorëzuar ata”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Kuvendi i Kosovës rezolutë kundër Serbisë: Hetim ndërkombëtar për sulmin në Banjskë! Vuçiç kërkon tërheqjen e policisë nga veriu: Të vazhdojmë dialogun
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria rënie drastike në testimin e njohurive PISA, i kujt është faji?
-
Kurrikulave
40.2%
-
Mësuesve
31.8%
-
Nxënësve
27.9%
Vota total: 179
Lajme të tjera
-
Vrasja e Liridona Muselit në Kosovë, detaje nga dosja! Autori i maskuar doli para makinës dhe e qëlloi nga afër! Si u largua bashkëshorti me dy fëmijët
6 Dhjetor, 09:37
-
Dyshohet se 40 shqiptarë në Ballkan kryejnë vrasje me pagesë
6 Dhjetor, 09:03
-
Komandanti i KFOR: Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çfarëdolloj kërcënimi në Kosovë, kemi katërfishuar prezencën në veri
6 Dhjetor, 07:11
-
FOTO/ NATO shton trupat në Kosovë, zbarkon Batalioni Italian nga Forca Rezervë Operacionale
5 Dhjetor, 21:41
-
Ministrja gjermane e Jashtme drejtuar Serbisë: Nuk mund të ulesh në dy karrige
5 Dhjetor, 19:23
-
‘Naimi lidhje me një burrë tjetër’, gazetari Muharrem Kafexhiu flet për pistat e vrasjes së Liridonës: Dinte ndonjë sekret të errët të burrit
5 Dhjetor, 18:43
-
Manja: Trefishim i asistencës ekonomike për viktimat e dhunës në familje! Drejt finalizimit regjistri për të dënuarit për krime seksuale
5 Dhjetor, 17:44
-
Kosova 'ngel' në testin PISA, rezultate më të ulëta se në 2018 për lexim, shkencë e matematikë! Kërkohet dorëheqja e ministres së Arsimit
5 Dhjetor, 15:20
-
Serbia i kërkon të dyja! Brnabiç: Duam dhe Kosovën dhe Bashkimin Evropian
5 Dhjetor, 14:17
-
Haradinaj pret në takim njohës ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë
5 Dhjetor, 13:39
-
Pa viza nga 1 Janari/ Këshilli i BE thirrje Kosovës: Më shumë punë për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar
5 Dhjetor, 13:06
-
Ilir Yzeiri: Liridona, ftohtësia e përbindëshit dhe kulti i parasë
5 Dhjetor, 12:49