Krasniqi: Kujt i ka raportuar SHIK?
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florim Krasniqi ditë më parë në seancën e Kuvendit të Kosovës, propozoi themelimin e një Komisioni Parlamentar i cili sipas tij do të hetonte veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Kosovës(SHIK). Ndërsa, për një iniciativë të tillë, Krasniqi deri më tani ka grumbulluar vetëm 19 nënshkrime, nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të AAK-së.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florim Krasniqi ditë më parë në seancën e Kuvendit të Kosovës, propozoi themelimin e një Komisioni Parlamentar i cili sipas tij do të hetonte veprimtarinë e SHIK-ut.
Ndërsa, për një iniciativë të tillë, Krasniqi deri më tani ka grumbulluar vetëm 19 nënshkrime, nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të AAK-së. Kjo kërkesë, sipas tij, assesi nuk i amniston shërbimet tjera informative.
Mirëpo, Krasniqi thotë se kërkon mbështetjen edhe të deputetëve tjerë për këtë çështje pasi që nevojiten 40 nënshkrime.
“Grupet e tjera parlamentare po kërkojnë që kjo të bëhet në mënyrë grupore. Po kërkojnë më shumë kohë me vendos, por, unë po ua jap këtë mundësi që si grup me vendos. Kurse përgjigjja e të gjithëve është po. Mirëpo, janë edhe disa kushte se pse disa shërbime tjera nuk po hetohen, e unë jam për me i hetuar të gjitha shërbimet”, tha Krasniqi, duke bërë të ditur se e ka dërguar kërkesën për mbledhjen e nënshkrimeve edhe të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.
“Do të vazhdoj dhe nuk do ndalem me kërkimin e nënshkrimeve" shton Krasniqi.
Ai tregoj dhe pyetjet themelore.
"Kush e ka financuar SHIK, me cilën bazë legale ka vepruar, kujt i ka raportuar, kush e ka mbikëqyrë, kundër kujt kanë bërë dosje, ku janë ato dosje. Këto janë pyetjet që unë vazhdimisht po i bëjë, dhe te këto pyetje ne duhet me pas përgjigjeje. Pa i dhënë përgjigjet në këto pyetje, ne shtetin e Kosovës nuk mund ta formojmë si shtet, funksional dhe demokratik”, tha Krasniqi nga Vetëvendosja.
/rg/shqiptarja.com/
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
75.9%
-
Të gabuar
19.3%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 2455
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dënimi i Salianjit, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë aeroportin dhe portet! Mblidhet Kryesia, Berisha: Rama i shpalli luftë PD! Report Tv zbardh diskutimet
26 Shtator, 22:53
-
Kremlini: Doktrina e re bërthamore është paralajmërim për Perëndimin
26 Shtator, 22:52
-
Osmani në SHBA, takohet me ndihmëssekretarin amerikan O’Brien! Diskutojnë për sigurinë në rajon
26 Shtator, 22:35
-
‘Frontline’ në Report TV/ Hoxha: Rama gaboi me Xhafën kur e bëri ministër! Muça: Salianji u përdor dy herë! Dhuli: Qirko e Vettingut, motra e Ballukut
26 Shtator, 22:25
-
Vera 2024, më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në Europën Juglindore
26 Shtator, 22:20
-
Italia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e sigurisë kibernetike
26 Shtator, 22:06
-
Debate në FRONTLINE/ Muça përplaset me Burimin: Ju ka marrë ferra uratën, mos po kërcënon? Nuk jam i rrjedhur! Nurja: dënim i rëndë Hoxha: Do vinte një ditë
26 Shtator, 21:57
-
'Spitali i vdekjes', Onkologjiku pa ilaçe dhe me aparatura të prishura!
26 Shtator, 21:55
-
Shqipëria dhe Suedia forcojnë bashkëpunimin për reformat në sistemin penitenciar
26 Shtator, 21:50
-
Debati për dënimin e Salianjit në FRONTLINE/ Dhuli: Deputetët e PD jam i bindur se do hyjnë në grevë urie!
26 Shtator, 21:29
-
Dënimi i Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë edhe aeroportin
26 Shtator, 21:28
-
Osmani: Kosova të ketë më shumë bashkërendim dhe bashkëpunim me SHBA
26 Shtator, 21:26