PRISHTINE - Pak minuta para se të nisë seanca e jashtëzakonshme parlamentare Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, në një prononcim të dhënë për KTV ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk mund ta ratifikoj marrëveshjen por ai mund të jep pëlqimin për të.
“Në bazë të kërkesës nuk del që do të ketë ratifikim të marrëveshjes. Mund të jetë si pëlqim, varet nëse këtë e kërkon kryeministri dhe nëse do të ketë mbështetjen e grupeve parlamentare. Për t’u ratifikuar marrëveshja duhet të ketë formën e ligjit. Fjala është për raportim dhe pëlqim”, ka thënë Krasniqi.
Deri me tani marrëveshjen fuqishëm e ka kundërshtuar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, partia e dytë opozitare në Kosovë, ndërkaq mbështetje të pjesshme asaj i ka dhënë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa. Marrëveshja nuk kundërshtohet as nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com