Krasniqi: Nuk marr pjesë në
Konventën e VI Zgjedhore të PDK-së

Krasniqi: Nuk marr pjesë në <br />Konventën e VI Zgjedhore të PDK-së
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ish sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, ka theksuar sërish se nuk dëshiron të jetë as pjesëtar e as pjesëmarrës i Konventës së VI Zgjedhore të PDK-së.

Sipas tij nuk ka pasur Në PDK nuk ka pasur zgjedhje, por emërime të parapërgatitura për të eliminuar njerëzit më të votuar nga qytetarët e per te ngritur njerëz të verifikuar vetëm si servilë.

“Kosova sot, më shumë se kurrë, ka nevojë imediate për një drejtësi shoqërore dhe për një menaxhim ndryshe të pasurisë kombëtare. Jam i bindur se në këto fusha të rëndësishme të jetës, gjatë këtyre viteve, ka pasur shumë keqpërdorime. Është koha e fundit që këto dukuri të shëmtuara të ndërpriten, sikundër jam thellësisht i bindur se kjo nuk mund të bëhet pa mbështetje e vullnet qytetar.”-shkruan në një deklaratë për mediat Jakup Krasniqi .

Sipas tij PDK është uzurpuar padrejtësisht dhe për interesa krejt personale e klanore dhe jashtë çdo procedure demokratike. Edhe kryesia e emëruar e PDK-së nuk është legjitime-thekson Krasniqi…


Unë nuk pranoj “dhurata” të tilla dhe nuk më nderon radhitja e emrit tim në një forum të pazgjedhur dhe të emëruar arbitrarisht, ku shefi ndan poste partiake si dhurata e lëmosha nën petkun e solemnitetit, pa asnjë kundërshtim nga të pranishmit. Pikërisht këtë unë e quaj fatkeqësi politike për partinë e për anëtarët e ndershëm të saj.- perfundon deklarata e Krasniqit…

(j.d/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve