Gëzim Krasniqi beson se ndeshja derbi ndaj Tiranës do të ketë të njëjtin fat si edicionin e kaluar, ku bardheblutë nuk arritën që t’i mposhtnin asnjëherë të kuqtë.
 
“Ndeshja e radhës është derbi ndaj Tiranës përballje të cilës do t’i japim të njëjtin vlerësim si takimet e tjera.
 
Në të gjitha ndeshjet synojmë 3 pikët, sepse vetëm kështu do të mund të konkretizojmë në fund objektivin madhor fitimin e titullit kampion.
 
Sezonin e kaluar kundërshtari nuk na mposhti asnjëherë ndaj jam i bindur se edhe të shtunën do ta ruajmë këtë ecuri pozitive në përballjet me Tiranën.
 
E rëndësishme për ne është të përgatisim çdo takim me qetësi. Derbi është një ndeshje speciale dhe është kënaqësi të jesh pjesë e asaj atmosfere magjike që ofron kjo përballje rivalësh.
 
Një dedikim edhe për tifozerinë tone, do të japim gjithçka për ta fituar derbin dhe të gëzojmë mbështetësit tanë, të cilët mezi e presin këtë përballje”deklaroi ai.



d.b/shqiptarja.com