Krasniqi: Qeveria të raportojë para Kuvendit dhe qytetarëve

Krasniqi: Qeveria të raportojë para Kuvendit dhe qytetarëve
Kreu i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi i ka kërkuar qeverisë së Kosovës që të dalë para Kuvendit për të sqaruar para ligjvënësve dhe qytetarëve marrëveshjet e arritura në Bruksel. Krasniqi ia ka rikujtuar Qeverisë rezolutën e Kuvendit e cila e obligon atë të njoftojë Kuvendin në baza të rregullta për marrëveshjet që arrihen në procesin e bisedimeve me Serbinë. 

"Ka ardhur koha që Qeveria e Kosovës të raportojë para Kuvendit dhe qytetarëve lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel me Serbinë" ishte kërkesa e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.


Ai shtoi se Kuvendi ka një rezolutë të miratuar që e detyron Qeverinë të raportojë për marrëveshjet e arritura dhe se është koha që Qeveria ta njoftojë Kuvendin në mënyrë zyrtare lidhur me atë se cka është arritur mes Kosovës, Serbisë dhe Brukselit. 

Për më tepër, Krasniqi tha se procesi i bisedimeve me Serbinë ka rezultuar me kompromise nga të trija anët, Brukseli, Prishtina dhe Beogradi. Mirëpo ai foli për punët e vështira që i presin institucionet e Kosovës në të ardhmen.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën