Krasniqi: Qeveritarët e Kosovës
kanë interes ta zhvasin vendin

Krasniqi: Qeveritarët e Kosovës <br />kanë interes ta zhvasin vendin
KOSOVE - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi e konsideron hyrjen e Ramush Haradinajt në qeverisje pa logjikë, pasi sipas tij dihet se në kohën kur ka qeverisur AAK ka pasur skandale të shumta. Krasniqi thotë se ata që ia kanë mësyrë qeverisjes kanë interes të zhvatin e jo t’i japin Kosovës.

Krasniqi në një intervistë dhënë gazetës “Zëri”, konsideron se debatet për koalicion të mundshëm janë orkestrim për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale që ka Kosova dhe nga skandalet e njëpasnjëshme që kanë degraduar vendin.

Krasniqi ka vazhduar të kritikojë instalimin e rrymave jodemokratike brenda PDK-së, duke thënë se aty po afrohen njerëz për interesa të caktuara dhe se njerëzit e ndershëm, vizionarë po eliminohen. Krasniqi vlerëson se futja e Kadri Veselit është vetëm zyrtarizim i pushtetit të tij brenda kësaj partie dhe se ai ka pasur ndikim të madh qysh më herët në përzgjedhjen e njerëzve qeverisës.

Sipas Krasniqit, Kadri Veseli nuk mund të sjellë ndryshime në PDK. Krasniqi bën të ditur se ka një numër të konsiderueshëm të pakënaqur brenda PDK-së, por kanë frikë të flasin haptazi.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit