Krasniqi: Si i masakruan serbët 
 56 anëtarët e familjes Jashari

Krasniqi: Si i masakruan serbët <br /> 56 anëtarët e familjes Jashari
TIRANE- Familja Jashari është një rast unik në historinë botërore. 56 anëtarë të kësaj familjeje, ku përfshihen tri breza kanë dhënë jetën për liri. Në një luftë të pabarabartë, të pajisur me një kallanikov të vjetër kinez të Adem Jasharit të marrë nga Shqipëria, me një armë artizanale të bërë nga vëllai i i tij Hamza dhe me disa armë të tjera primitive, shtëpia e Jasharëve u kthye në kështjellën e therorisë e triumfit të lirisë së Kosovës.

Kjo histori ndriçohet për herë të parë në Tiranë prej eksponantëve, fotografive, dokumenteve, hartave, shtypit të kohës dhe xhirimeve filmike, të cilat u prezantuan dje paradite në ekspozitën “Qëndresa heroike e familjes Jashari për liri”, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 7 mars.

Në Epopenë e Prekazit në mbrojtje të familjes dhe Kosovës, në luftën për liri dhe pavarësi, ranë heroikisht 56 anëtarë të familjes Jashari, 20 prej tyre të familjes së ngushtë të Komandantit legjendar të UÇK-së. Artefaktet muzeale që ruajnë gjurmët e kësaj lufte mizore janë prezantuar në ekspozitën premierë më 28 nëntor 2014 dhe kanë qëndruar deri më 28 shkurt 2015 në Muzeun e Kosovës.

Ekspozita “Qëndresa heroike e Jasharëve për liri, rast unik në historinë botërore”, prezanton për herë të parë në Tiranë mbi 100 artefakte që tregojnë përballjen e Jasharave me sulmin e egër të forcave serbe të Millosheviçit, i cili ka përfunduar në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë. Kosova në 12 qershor të vitit 1999 u çlirua, dhe familja Jashari dha një kontribut të posaçëm në dimensisonet e kësaj lirie. Organizatori i kësaj ekspozite, Sadik Krasniqi, shprehet se rënia dëshmor e 20 anëtarëve të kësaj familjeve nuk ishte rastërore, por ishte një akt qëndrese.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf