Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ditë më parë ka kërkuar që para se të mbahet seanca plenare ku do të sillen për miratim amendamentet kushtetuese dhe ligji i ri i zgjedhjeve, Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli ta arrijnë një marrëveshje për amendamentet kushtetuese që parashohin të drejtat dhe kompetencat e presidentit.

Kjo kërkesë e kryeparlamentarit ka ardhur pas paralajmërimit të drejtuesve të LDK-së se nuk do t’i votojë amendamentet kushtetuese nëse nuk respektohet marrëveshja për presidenten.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, u ka thënë medieve vendore se nuk ekziston asnjë gjasë që lideri i kësaj partie, Isa Mustafa të ulet në tavolinën e bisedimeve me Thaçin e Pacollin për të arritur marrëveshje të re me të cilën deputetët e LDK-së do t’i thoshin “po” miratimit të amendamenteve.

/rg/shqiptarja.com/