Krasniqi takon Borchardt: Të
rritet mbështetja e EULEX-it

Krasniqi takon Borchardt: Të <br />rritet mbështetja e EULEX-it
KOSOVE - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot në takim shefin e ri të EULEX-it, Bernd Borchardt, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e deritashëm, frytet e këtij bashkëpunimi dhe mundësitë e thellimit të mëtejmë të tij.

Pasi e uroi Borchardt për detyrën e re në krye të misionit të EULEX-it, Krasniqi bëri një rezyme të të arriturave të Kosovës dhe të Kuvendit të saj në fushën e legjislacionit, duke shtuar se Kuvendi edhe në të ardhmen do të jetë në nivel të detyrës së tij.

Kryeparlamentari Krasniqi çmoi ndihmën që EULEX-i i ka dhënë Kosovës gjatë gjithë viteve të misionit të tij, por kërkoi që kjo mbështetje të rritet edhe më tej në të ardhmen, si në fushën e sundimit të ligjit, ashtu edhe në procesin e integrimeve euro-atlantike.

Shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt, duke u shprehur i kënaqur me rolin e Kuvendit të Kosovës, tha se ndihet i gëzuar që po kthehet sërish në Kosovë. Ai tha se është me shumë rëndësi që EULEX-i të vazhdojë të punojë ngushtë me institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Ne jemi në partneritet dhe me partneritet vijnë edhe përgjegjësitë. EULEX-i është i gatshëm që ta bëjë pjesën e vet. EULEX-i luan rol të rëndësishëm në përfshirjen e BE-së në Kosovë, si procesi i liberalizimit të vizave dhe dialogu i strukturuar i sundimit të ligjit. Kjo është në të mirë të të gjitha komuniteteve”, theksoi Borchardt.

Shefi i EULEX-it ka zhvillur takim edhe zëvendëskryeministren Edita Tahiri. Shefi i ri i EULEX –it Bernd Borchardt, tha se është me shumë rëndësi që EULEX-i të vazhdojë të punojë ngushtë me institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Ne jemi në partneritet dhe me partneritet vijnë edhe përgjegjësitë. EULEX-i është i gatshëm që ta bëjë pjesën e vet. EULEX-i luan rol të rëndësishëm në përfshirjen e BE-së në Kosovë, si procesi i liberalizimit të vizave dhe dialogu i strukturuar i sundimit të ligjit. Kjo është në të mirë të të gjitha komuniteteve”, tha ai.

Kurse Zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri tha se strukturat paralele në veri të vendit dhe zhbërja e tyre janë kusht që marrëveshjet e arritura në Bruksel të plotësohen.
Shefi i ri i EULEX –it, Bernd Borchardt u takua sot edhe me Samuel Zhbogar, përfaqësues special i Bashkimit Evropian në Kosovë.

Redaksia online
(rtk/eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve