Krasniqi: Thaçi mund të jetë mbret
në Kryeministri, por jo në Kuvend

Krasniqi: Thaçi mund të jetë mbret <br />në Kryeministri, por jo në Kuvend
Në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës sërish u debatua rreth (mos) raportimit të kryeministrit të Kosovës rreth dialogut me Serbinë. Pas rrethanave të krijuara, protestës me pankartë të deputetëve të Vetëvendosjes, largimit të kryeministrit nga Kuvendi dhe “raportimit” të tij për këtë dialog, nga ambientet e Qeverisë në Kuvend u shtrua kërkesa për debat rreth raportit të kryeministrit para Kuvendit.

Deputetë të LDK, të AAK e të AKR-së propozuan që raportimi nga kryeministri të bëhet nesër, ndërsa deputetë të Vetëvendosje insistuan që ky raportim të bëhet sot. Ndërkohë, përfaqësuesi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ilmi Reçica, njoftoi deputetët se kryeministri nesër deri në orën 15 do të jetë për vizitë zyrtare në Shqipëri, për pasojë s’mund të jetë i pranishëm në debatin e kërkuar nga pjesa e deputetëve të opozitës.

Pas kësaj situate, kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, tha se kryeministri mund të jetë mbret në Qeveri, por ai nuk është mbret në Kuvend.

Kuvendi u detyrua të ndërpresë mbledhjen në mungesë të numrit të mjaftueshëm të deputetëve për të marrë vendime (duhen së paku 61 deputetë), për të vazhduar nesër me procedimin e pikëve të tjera të mbetura, të parapara me rendin e ditës.

*Marrë nga Koha Ditore

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve