Krasniqi: Zgjedhjet e Serbisë në
Kosovë, përgjegjësi e negociuesve

PRISHTINË- Ende nuk është e qartë nëse zgjedhjet e jashtëzakonshme të Marsit, që pritet të mbahen në Serbi, do të prekin edhe territorin e Kosovës.
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se “për këtë do të duhej të jepnin përgjigje e kishin përgjegjësi, ata të cilët po negociojnë në Bruksel”.
 
“Nuk dua të flas me fjalë të mëdha, por dua të them që marrëveshjet e arritura në Bruksel nuk janë të njohura në tërësi. Nuk e dimë atë përmbajtje, por mund të them që nëse zgjedhjet, që mbahen në Serbi  do të përfshijnë edhe Kosovën, atëherë ky do të ishte sovranitet  i dyfishtë”, ka thënë Krasniqi për median në Kosovë.
 
Edhe LDK-ja do të kërkojë për këtë sqarime nga Qeveria.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'