/ATSH/- Individët vijojnë të ulin ekspozimin ndaj kredisë së pambuluar nga rreziku i kursit të këmbimit.
Banka e Shqipërisë bëri te ditur të enjten, gjatë prezantimit të Raportit të Stabilitetit Financiar se, në dhjetor 2014, kjo kredi zbriti në rreth 29.3% të tepricës së kredisë totale për individë, nga 34.2% që shënonte në fund të vitit 2013. Rreth 91.2% e kredisë për individë të pambuluar nga rreziku i kursit të këmbimit përbëhet nga "kredia për blerje shtëpie", e cila është rritur me 6.74 pikë përqindje ndaj fundit të vitit 2013, ndërsa "kredia konsumatore" përbën 10.7% të kredisë së pambuluar nga rreziku i kursit të këmbimit, duke shënuar një rritje prej 2.7 pikë përqindje ndaj fundit të vitit 2013.
Për sa i përket cilësisë të portofolit të kredisë të pambuluar nga rreziku i kursit të këmbimit, në dhjetor 2014, raporti i kredive me probleme shënoi 17.5%, ndaj 20.0% të një viti më parë dhe 20.4% në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2014. Ndërkohë, portofoli i kredisë në valutë ka shënuar përkeqësim të cilësisë, duke arritur në nivelin 19.31% nga 18.74% në fund të vitit 2013 dhe 17.23% një gjashtëmujor më parë. Niveli mesatar i kredisë në valutë ka rënë në 2.1 milionë lekë për huamarrës, nga 2.3 milionë lekë në fund të vitit 2013. Kjo rënie reflekton uljen e stokut të kredisë në valutë për blerjen e banesave për një numër më të lartë huamarrësish, beën të ditur Banka e Shqipërisë.
/Shqiptarja.com