Kredia e bankave të nivelit të dytë
shënon rënien më të lartë
Viti 2013 rezulton të jetë viti më i keq përsa i përket financimit të ekonomisë nga institucionet bankare në vend, që nga fillimi i viteve 2000, kur sistemi bankar filloi të zhvillohej vrullshëm.
TIRANE - Viti 2013 rezulton të jetë viti më i keq përsa i përket financimit të ekonomisë nga institucionet bankare në vend, që nga fillimi i viteve 2000, kur sistemi bankar filloi të zhvillohej vrullshëm. Bankat janë përqendruar vetëm në kthimin e kredive dhe sidomos në rikuperimin e atyre me probleme, duke e ndërprerë tërësish huadhënien për bizneset apo individët.
Stoku i huasë për ekonominë ka shënuar rënien më të thellë mujore në korrik, që nga viti 2002 kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat, bëhet e ditur nga statistikat e fundit të institucionit monetar qendror. Kredia për ekonominë zbriti me 9.4 miliardë lekë, apo 1.7% në 547.8 miliardë lekë në korrik, në raport me qershorin e këtij viti. Një rënie në këto nivele nuk është konstatuar asnjëherë në dekadën e fundit. Tkurrja më e thellë, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, deri tani ishte konstatuar në qershor 2009, me rreth 5 miliardë lekë.
Në raport me dhjetorin 2012, kredia për ekonominë është tkurrur me 6.8 miliardë lekë, apo 1.2%. Një vit më parë ndryshimet përkatëse ishin plus 10.7 miliardë lekë dhe plus 2%. Ndryshimi vjetor (korrik 2013/korrik 2013) është minus 4.7 miliardë lekë, apo gati minus 1 për qind. Një vit më parë ndryshimet përkatëse ishin plus 36 miliardë lekë dhe plus 7%.
Tkurrja e kredisë për korporatat në valutë ishte arsyeja kryesore që ndikoi në këtë performancë kaq negative në korrik, duke shënuar një rënie me 8.6 miliardë lekë, në 243.2 miliardë lekë. Ndërkohë, huaja në lekë nuk shënoi rritje as për biznesin e as për individët.
Bankat kanë cilësuar si shkaktar të ndërprerjes së kreditimit nivelin e lartë të huave me probleme, që po i afrohet 25 përqindëshit, më i larti në rajon. Në mungesë të kreditimit, ato po i investojnë fondet e lira në blerjen e letrave me vlerë të qeverisë.
Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 31.08.2013
Rdaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.3%
-
Jo
51.7%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14824
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20