Kjo nuk iu dha Berishës e Bodes, të cilët më parë nuk rinovuan marrëveshjen me përhershme me FMN, me idenë për t’iu shmangur kontrollit të politikave fiskale nga ana e tyre. Që me marrjen e pushtetit ekzekutiv, Rama-Cani janë shprehur optimistë për marrjen e një kredie me terma të butë, edhe më të madhe, që do ta shpëtonte Shqipërinë nga rreziku i recesionit. Kjo bazohej në rilidhjen e marrëveshjes me FMN-në. Shifra mund të rritej më tej, pasi vetëm borxhet e prapambetura për biznesin llogariten në 400 milionë euro.
Kjo kredi ende nuk është dhënë, duke qenë se të dy palët presin rezultatin e auditit ndërkombëtar për borxhin real publik shqiptar, por së shpejti FMN dhe BB duhet të shprehen Po ose Jo.
Duke qenë se SHBA janë “aksioneri” më i madh në të dy institucionet, një kërkesë nga Uashingtoni për ndihmë Tiranës në zgjidhjen e “nyjes” siriane, që do të lehtësonte administratën Obama, të kritikuar për dobësi pasi hoqi dorë nga ndërhyrja ushtarake në Siri, do të ishte patjetër mjet negociatash edhe për marrjen e një kredie nga qeveria Rama.
Burime jozyrtare flasin se FMN mund të vejë në dispozicion të qeverisë shqiptare deri në 400 milionë euro dhe Banka Botërore edhe 300 milionë të tjera. Në rast se Rama “luan fort”, ai mund të pretendojë edhe 200-300 milionë euro, duke e çuar kreditimin e butë në 900 milionë ose një miliard euro. Kjo do të krijonte një situatë tepër të favorshme përballë vështirësive financiare që ka gjetur Ekzekutivi i ri, me një arkë, jo të boshatisur, por praktikisht shumë nën zero.
Mbetet në dorë të qeverisë të bëjë kalkulimet e saj mbi risqet e nje vendimi pro pranimit të lëndëve kimike. Si qeveri e sapodalë nga një test shumë i favorshëm elektoral, ajo ka luksin të marrë edhe vendime jopopullore tani për tani. Por duhet të bëjë hesapet me rënien e popullaritetit. Ndërkohë, koha shëron gjithshka dhe duhet të pritet që mbyllja e “gropës” së borxhit publik, krijuar nga Berisha, të sjellë efekte pozitive, që, bashkë me ndërgjegjësimin e mungesës së rrezikut - aq të pompuar në opinion – nga këto lëndë.
Për herë të parë, kemi shansin të shohim se sa mirë do të dijë ta luajë pokerin politik, ndërkombëtar e kombëtar, Edi Rama...
Shkrimi u publikua sot (14.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)