Kredia e Fondit Monetar
taksat e reja hynë në fuqi

Kredia e Fondit Monetar<br />taksat e reja hynë në fuqi
TIRANE- Me mbërritjen në Kuvend të projektligjit për huanë prej 330.9 milionë eurosh, të akorduar midis qeverisë shqiptare dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, kanë dalë tashmë në pah edhe një serë propozimesh apo kushtesh për ndryshime në politikën fiskale.

Këto janë kërkuar nga ana e përfaqësuesve të Fondit për Ekzekutivin shqiptar në formën e rregullimeve të normave në fushën e të ardhurave e shpenzimeve buxhetore, që do të bënin të mundur rritjen e hyrjes së fondeve në arkën e shtetit, duke mundësuar kështu edhe kthimin në kohë të kësteve të huasë.

Masat e cituara nga FMN për ndryshime në politikën fiskale ndahen në dy grupe: ndryshime, për të cilat është rënë tashmë dakord midis qeverisë dhe FMN, si dhe ndryshime të propozuara nga FMN, por që edhe mund të mos vihen në zbatim, në rast se çdo gjë shkon sipas parashikimeve në realizimin e zërva të ndryshëm të buxhetit të shtetit shqiptar.

Midis të dy palëve është është rënë dakord për disa masa, të cilat, madje, janë përfshirë edhe në paketën fiskale, të miratuar në Kuvend në fund të vitit të kaluar. Në to përfshihet, psh, rritja e tatimfitimit nga 10 në 15% për biznesin, që parashikohet të sjellë një rritje prej 0.5% të prodhimit bruto të vendit, apo rritja e akcizës mbi cigaret, verën, birrën, pijet alkoolike, pijet energjike, duhanin dhe grason, që duhet të sjellin një fitim për shtetin në masën 0.4% të PBB.

Me rekomandim të FMN-së, tashmë është kryer edhe dyfishimi i taksës mbi pronën për objektet që përdoren për qëllime biznesi, që parashikohet të ndikojë pozitivisht në masën 0.1% të PBB-së.

Rritja e çmimit të karburantit me pakicë rreth 6.5% apo vendosja e tatimit 7.5% për bizneset me xhiro midis 2-8 milionë lekëve, gjithashtu janë masa që tashmë kanë hyrë në fuqi. Po ashtu sikurse edhe heqja e tavanit për kontributet e sigurimit shëndetësor.

Sa u përket ndryshimeve në shpenzimet buxhetore, ngrirja e pagave në sektorin publik – me përjashtim të policëve - në nivelin e vitit 2013, si dhe fakti që rritja e pensionit nuk do të kapërcejë nivelin e inflacionit, janë masa të pranuara nga qeveria Rama. Kjo tregon se dakordësia për marrjen e huasë është arritur që para se kjo hua të jepej nga FMN.

Shkrimi u publikua sot (2.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç