Kredia e parë sovrane, ndryshon vendimi! Shteti merr përsipër edhe normën e interesit

Ndryshon vendimin nr. 277, datë 6.4.2020 për garancinë sovrane e parë sovrane ku vendoste në dispozicion të bankave të nivelit të dytë 11 miliardë në mënyrë që ato të jepnin kredi për bizneset e prekura nga masat kundër COVID-19, në mënyrë që subjektet të paguajnë punonjësit e tyre. Me një vendim të fundit të publikuar në fletoren zyrtare, qeveria merr përsipër të paguaj edhe normën e interesit për të gjithë kredimarrësit.  Kredia do të jetë me normë interesi preferenciale dhe që nuk do të jetë më e lartë se 2.85%, dhe ndryshe nga vendimi i parë kur do të paguhej nga bizneset tashmë do të merret përsipër nga shteti, konkretisht nga Ministria e Financave.

MFE do t’i rimbursojë Huadhënësit interesat që burojnë nga Huatë e garantuara nga kjo Marrëveshje Garancie një herë në tre muaj, ku tremujori i parë do të fillojë të përllogaritet nga data e bërjes efektive të kësaj Marrëveshjeje”, thuhet në vendim.

Aktualisht qeveria kishte dalë garant për kredinë, dhe merrte përsipër të paguante principalin e tre muajve të parë për çdo biznes, ndërkohë tashmë merr edhe interesin, duke bërë që kredimarrësi të paguajë vetëm sasinë e parave që ka marrë. Tashmë banka çdo tre muaj do të dorëzojë pranë MFE, kërkesë për rimbursim, dhe brenda 15 ditësh Ministria do të transferojë pagesën.

“Huadhënësi çdo 90 ditë nga data e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje do të dërgojë pranë MFE kërkesën për rimbursimin e interesave (“Kërkesa për rimbursim”) në formë elektronike dhe të shkruar. Kërkesa për rimbursim duhet të përmbajë informacion të detajuar në lidhje me interesat e gjeneruara dhe mënyrën e përllogaritjes së tyre, për secilën Hua që Huadhënësi ka lëvruar në përputhje me këtë Marrëveshje”, thuhet në vendim.

Po ashtu bankat nuk do të aplikojë tarifa, komisione, penalitete, kamatëvonesa apo çfarëdolloj mase tjetër që mund të krijojë kosto për Huamarrësin dhe MFE, përpos atyre të përcaktuara shprehimisht në këtë Marrëveshje. Është shtuar edhe një pikë tjetër ku sanksionohet fakti që bizneset që do të financohen duhet të mos rezultojnë kreditorë të këqij.

Që nga momenti që aprovohet kredia nga banka e nivelit të dytë, biznesi do të ketë 2 vite afat për ta shlyer atë me këste. Bizneset e prekura nga COVID-19, nuk do të mund të marrin kredi më shumë se vlera e 3 pagave mujore bruto të punonjësve të deklaruara. Dhe në listën e punonjësve të biznesit nuk përfitojnë pagën ata që marrin më shumë se 150 mijë lekë në muaj.

(Kliko ketu per te lexuar ndryshimi i vendimit për garancinë e parë sovrane)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xzxz: 11/05/2020 21:09

    SHtet me qesharak nuk ka pare bota me sy. Si nuk beri nje gje te hajrit por cdo gje gjysmake e te arnuar nga koka tek kembet si e si te konfuzoi njerezit e te grabise sa me shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë