Kredia e re për biznesin 33% më
pak, industria nxjerrëse 68 % më pak

TIRANE - Sektori tregtar në vend si dymujor ka marrë 5.6 miliardë lekë kredi nga bankat, shumë kjo, që është më pak se një e treta e financimeve për tregtinë në janar-shkurt të vitit të kaluar. Kjo del nga statistikat e Bankës së Shqipërisë, të publikuara ditët e fundit.

Ndërkohë, në “pikiatë” kanë shkuar kredia për industrinë nxjerrëse (naftë, krom, etj), që shënoi një vlerë prej 194 milionë lekësh, shifër 68% më e ulët se ajo e një viti më parë.

Por, edhe fasonet kanë shënuar ulje të ndjeshme kreditimi. Kredia për industrinë përpunuese kishte vlerën e 2.3 miliardë lekëve, me një rënie prej 36% krahasuar me një vit më parë.

Sa u përket sektorëve të tjerë, kredia për bujqësinë ishte 6.5% më e ulët se në dymujorin e parë të vitit 2012 dhe kredia për sektorin e ndërtimit shënoi ulje 34% me bazë vjetore, duke ulur më tej perspektivat për këtë degë të ekonomisë.

Si dymujor, kreditimi i ri në total ishte 22.3 miliardë lekë, 33% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011. Por, shkurti ka qenë muaj “i zi”. Ndërmarrjet kanë përfituar rreth 8.7 miliardë lekë kredi të re, më pak se gjysma krahasuar me shkurtin e 2011-ës.

Sektori i vetëm që përjetoi rritje kreditimi në janar ka qenë ai energji elektrike-ujë, por edhe ky në shkurt mori shumë më pak kredi se në janar, në mungesë të kredive të reja nga KESH-i.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vendosi eksploziv  në një hotel në Theth, 39-vjeçari: Urdhrin e mora nga burgu

Vendosi eksploziv në një hotel në Theth, 39-vjeçari: Urdhrin e mora nga burgu