Kredia për ekonominë ka vijuar të jetë e tkurrur në fillim të vitit 2013. Dy muajt e parë të vitit nuk kanë arritur që të zgjerojnë huadhënien për bizneset apo individët.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku i kredisë për ekonominë në fund të muajit shkurt ishte 551.6 miliardë lekë, pothuajse në të njëjtin nivel si në janar, por duke rezultuar gati 1% më i ulët në krahasim me dhjetorin e vitit 2012. Në krahasim me shkurtin e 2012-s, stoku i huasë për ekonominë është rritur vetëm me 1.7%.
Në tërësi, huaja për ekonominë pothuajse ka ngecur gjatë muajve të fundit, si rrjedhojë e një sërë faktorëve, ku më kryesoret janë rritja e nivelit të kredive me probleme, ngadalësimi i ekonomisë, që ka kufizuar kapacitetet investuese të bizneseve, si rrjedhojë dhe kërkesën e tyre për kredi, problemet që bankat kanë hasur me ekzekutimin e kolateralit dhe kufizimet e likuiditetit të vendosura nga Banka e Shqipërisë, sidomos për fondet në euro, çka bëri që bankat vitin e kaluar të ulnin huadhënien në valutë të huaj.
Ndërkohë, pas mëse gjashtë muajsh që stoku i depozitave në sistemin bankar qëndronte në vend, gjatë shkurtit kursimet e shqiptarëve në banka kanë shënuar rritje. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të shkurtit stoku i depozitave në sistemin bankar arriti në 933.3 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 0.5% me bazë mujore. Në krahasim me shkurtin e një viti më parë, depozitat janë 6% më të larta.
Kanë qenë kryesisht individët, por edhe bizneset, ata që kanë shtuar lekët në bankat vendase.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com