Kredia ritmet më të ulëta
të rritjes në 10 vjet

Kredia ritmet më të ulëta<br />të rritjes në 10 vjet
TIRANE - Fillimi i vitit nuk ka sjellë ndonjë ndryshim të tendencës së kredidhënies, me bankat që kanë vazhduar të jenë të stepura dhe që janë përqendruar më shumë në menaxhimin e portofolave ekzistuese, sesa në dhënien e huave të reja.

Stoku i kredisë së bankave në janar u ul me rreth 3.3 miliardë lekë, në krahasim me dhjetorin e 2012-s, sipas statistikave mujore të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Kjo tendencë negative ka ardhur si rrjedhojë e uljes së kredisë për korporatat e tjera financiare, si në lekë ashtu dhe në valutë.

Në fund të vitit 2012, huaja për ekonominë arriti në 554.7 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.4 për qind me bazë vjetore, apo 12.8 miliardë lekë. Një vit më parë, ndryshimi vjetor ishte 12.2 për qind, apo rreth 59 miliardë lekë.

Shtesa e huasë në 2012-n rezulton që të jetë gati gjashtë herë më e ulët se një vit më parë. Shtimi i kredive me probleme ka bërë që bankat të përqendrohen në menaxhimin e portofolave ekzistues dhe të jetë tepër selektive në huadhënien e re.

Vrojtimet e Bankës së Shqipërisë treguan se edhe në tremujorin e katërt 2012 bankat kishin vazhduar të shtrëngonin standardet e kredidhënies, ndërsa nga ana tjetër, biznesi kishte rritur kërkesën për kredi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Protestuesit ulen këmbëkryq te Sheshi Willson

Protesta e PD/ Protestuesit ulen këmbëkryq te Sheshi Willson