Këto kredi kanë arrritur në 9.2% të totalit në fund të tremujorit të dytë 2013, nga 7.96% në fund të tremujorit të parë dhe 7.7% në dhjetor 2012. Rritja e kësaj kategorie me 1.27 pikë përqindje në tremujorin e dytë në raport me të parin ishte ai që çoi në përkeqësimin e treguesit në total, ndërkohë që huatë e dyshimta (deri në 365 ditë vonëse) janë ulur me gati 1% dhe ato nënstandarde (deri në 180 ditë vonesë) janë rritur vetëm 0.07% për të njëjtën periudhë. Ndryshimet në Kodin Civil në fillim të prillit, që përmirësuan procedurat e ekzekutimit të kolateralit nuk po arrijnë që të frenojnë shtimin e huave që bankat nuk shpresojnë t’i marrin.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.07.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)