Kreditë e këqia 24.2 për
qind, rriten të humburat

Kreditë e këqia 24.2 për<br />qind, rriten të humburat
TIRANE - Fitimi i sistemit bankar arriti në 1.5 miliardë lekë për tremujorin, duke shënuar një rënie prej 36% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat bëhen të ditura nga raportet statistikore tre mujore të Bankës së Shqipërisë. Ndikimin kryesor në përkeqësimin e treguesve të fitimit e ka dhënë rritja e shpejtë e shpenzimeve për provigjionime (fondet për mbulimin e huave që nuk kthehen në afat), teksa kreditë me probleme po vazhdojnë rritjen e pandalshme.

Shpenzimet për provigjionime u rritën me gati 300% me bazë vjetore në 7.8 miliardë lekë për gjashtëmujorin e parë 2013, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë.
Me bankat që pothuajse e kanë ndërprerë dhënien e kredive, të ardhurat neto nga interesat zbritën me rreth 4%, duke arritur në 18 miliardë lekë.

Ndonëse bankat kanë arritur që të jenë eficiente duke reduktuar ndjeshëm shpenzimet për veprimtaritë e tjera, të cilat zbritën me 6.6 miliardë lekë, në 24 miliardë lekë, sërish rritja e lartë e shpenzimeve për provigjione ka ndikuar negativisht në përfitueshmërinë e sistemit bankar. Kreditë me probleme në fund të tremujorit të dytë arritën në 24.4% të totalit, duke u rritur me 0.4 pikë përqindjeje në raport me tremujorin e parë, nga 22.8% që ishin në fund të vitit 2012.

Problematike në tremujorin e dytë të vitit është bërë rritja e huasë së humbur (kredi të humbura quhen ato mbi 365 ditë vonesë, kur banka nuk ka më shpresa se mund ta marrë huanë për shkak se kreditori mund të ketë falimentuar, kredimarrësi mund të ketë vdekur dhe askush nuk mund të paguajë kredinë; banka ka nisur procesin e ekzekutimit të kolateralit, apo dhe kredia është ristrukturuar më shumë se dy herë dhe situata nuk ka ndryshuar.) Këto kredi kanë arrritur në 9.2% të totalit në fund të tremujorit të dytë, nga 7.96% në fund të të parit dhe 7.7% në dhjetor 2012.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja (print) 20.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument